Përshëndetje
1Pali, për vullnet të Hyjit apostulli i Krishtit Jezus edhe vëllai Timote:
2shenjtërve që janë në Kolos, vëllezërve besimtarë në Krishtin: Hyji, Ati ynë, ju dhëntë hir e paqe!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pali falënderon Hyjin për kolosianët
3E falënderojmë Hyjin, Atin e Zotit tonë Jezu Krishtit dhe lutemi vazhdimisht për ju,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4sepse morëm vesh për fenë tuaj në Jezu Krishtin dhe për dashurinë që keni ndaj të gjithë shenjtërve,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5për arsye të shpresës që ruhet për ju në qiell. Për të keni dëgjuar në saje të fjalës së vërtetës - Ungjillit,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6që arriti te ju dhe po jep fryte e po zhvillohet, si në mbarë botën, ashtu edhe ndër ju, qysh prej ditës kur dëgjuat dhe e njohët hirin e Hyjit me anë të së vërtetës,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7ashtu si e keni mësuar prej Epafrit të dashur, shokut tonë në shërbesë. Ai na zëvendëson ndër ju si mbarështues besnik i Krishtit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ai edhe na njoftoi për dashurinë tuaj në Shpirtin Shenjt.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Personi dhe vepra e Krishtit
9Prandaj edhe ne, qysh atë ditë, kur morëm vesh për këtë gjë, nuk pushojmë të lutemi për ju dhe të kërkojmë prej Hyjit të fitoni me çdo urti e kuptim shpirtëror njohurinë e plotë të vullnetit të tij,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10që të jetoni në mënyrë të denjë për Zotin dhe t’i pëlqeni Atij plotësisht, duke dhënë fryte veprash të mira dhe duke përparuar në njohurinë e Hyjit,
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11që të forcuar me çdo fuqi si i përgjigj pushtetit të Hyjnisë së tij, të jeni të fortë e të durueshëm në çdo provë, që me gëzim
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12ta falënderoni Atin, i cili ju bëri të aftë të keni pjesë në trashëgimin e shenjtërve në dritë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ai na nxori nga pushteti i errësirës dhe na kaloi në Mbretërinë e Birit të vet të dashur,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14në të cilin kemi shpërblimin - faljen e mëkateve.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ai është shëmbëllesa e Hyjit të papashëm, i Parëlinduri - para çdo krijese.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Sepse në Të u krijua çdo gjë në qiell e në dhe, çka shihet e çka nuk shihet: qoftë Tronet, qoftë Zotërimet, qoftë Principatet, qoftë Pushtetet - gjithçka u krijua nëpër Të dhe për Të.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ai është para çdo gjëje dhe çdo gjë qëndron në Të.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Ai është Kryet e Trupit - Kishës; Ai është Fillimi, i Parëlinduri ndër të vdekurit - që të jetë në gjithçka i Pari.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Sepse Hyjit i pëlqeu të banojë në Të e tërë Plotësia dhe, me anë të Tij,
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20- duke vendosur paqen me anë të gjakut të kryqit [të Tij] - të pajtojë me vete gjithçka qoftë në tokë qoftë në qiell.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Edhe ju që dikur ishit të përjashtuar dhe armiq për shkak të veprave tuaja të këqija,
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22tani Hyji ju pajtoi me vete në saje të trupit të vdekshëm të Krishtit - nëpër vdekje - që t’ju qesë para Tij të shenjtë, të drejtë e të patëmetë.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Por duhet të qëndroni të themeluar në fe, të qëndrueshëm dhe të palëkundshëm në shpresën që jep Ungjilli, për të cilin dëgjuat, i cili u predikua secilës krijesë nën qiell. Këtij Ungjilli unë Pali iu bëra mbarështues.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shërbesa e Palit në Kishë
24Dhe tani vetë ju gëzohem vuajtjeve të mia për të mirën tuaj dhe plotësoj në trupin tim çka u mungon mundimeve të Krishtit për Trupin e tij - Kishën.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25U bëra mbarështues i Saj në fuqi të misionit që Hyji më caktoi për të mirën tuaj që ta bëj të njohur njëherë e përgjithmonë Fjalën e Hyjit:
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26- Misterin e mbajtur fshehur gjatë shekujsh dhe breznish, të cilin tani ua zbuloi shenjtërve të tij.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Këtyre Hyji deshi t’ua njoftojë lavdinë e begatshme të këtij Misteri në paganë: d.m.th.: Krishti është ndër ju, shpresa e lavdisë!
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Ne kumtojmë Atë. Qortojmë çdo njeri dhe mësojmë gjithkënd me çdo njohuri për të bërë që gjithkush t’ia arrijë përsosmërisë në Krishtin.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Për këtë arsye edhe mundohem dhe luftoj me ndihmën e fuqisë së tij i cili me plot fuqi vepron në mua në mënyrë të pushtetshme.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.