Të gjithë kapitujt

Fjalët e Urta · Kapitulli 13

II. PËRMBLEDHJA E MADHE E SALOMONIT (4)

25 vargje

1Djali i urtë e dëgjon mësimin e t’et, kurse përqeshësi nuk dëgjon qortimin.

2Nga frytet e gojës së vet njeriu do të ngihet me të mira, kurse jeta e të paudhëve ngihet me mujshi.

3Kush e ruan gojën e vet, ruan jetën e vet, kurse kush flet pa u matur, birret.

4Dëshiron, por gjë s’fiton përtaci, kurse shpirti i punëtorëve do të majet.

5I drejti e urren fjalën e rreme, kurse i ligu shpërhap turp e çnderim.

6Drejtësia e ruan atë që në jetë është i pafajshëm, kurse mëkatarin e humb ligësia.

7Ka asish që shiten për të pasur e gjë s’kanë ka asish që shiten për skamnorë, e kanë pasuri të madhe.

8Shpërblimi i jetës së njeriut është kamja e tij, kurse skamnorit nuk i kërcënohet kush.

9Drita e të drejtëve ndriçon shkëlqyeshëm, ndërsa dritëza e të paudhëve do të shqimet.

10Ndër krenarët askurrë nuk ndahen grindjet, ndërsa ndër të përvujtët gjendet urtia.

11Pasuria e fituar shpejt e shpejt mbaron menjëherë, e shumon ai që e mbledh pak nga pak.

12Shpresa që pritet tepër gjatë, e ligështon zemrën, dëshira e plotësuar është pemë e jetës.

13Kush e përbuz urdhrin, ia bën të zezën vetes, kush e dron urdhin, do të shpërblehet.

14Mësimi i të urtit është burim jete për t’u shmangur nga leqet e vdekjes.

15Maturia e shquar fiton përkrahje, kurse udha e të patenzonëve është e ashpër.

16Çdo njeri i urtë vepron me mençuri, kurse i pamendi e zbulon marrinë e vet.

17Lajmëtari i keq bie në fatkeqësi, kurse lajmëtari besnik sjell shërim.

18Kush braktis mësimin, gjen varfëri dhe turp, kurse kush e pranon qortimin, do të fitojë lavdi.

19Dëshira e plotësuar kënaq shpirtin, të marrëve u iritet t’i shmangen të keqes.

20Kush ecën me të urtët, i urtë do të bëhet, kurse miku i të marrëve i keq do të bëhet.

21Mëkatarët i përndjek e keqja, ndërsa të drejtët do të shpërblehen me të mira.

22I miri lë trashëgimtar bijtë e nipat, kurse pasuria e mëkatarit ruhet për të drejtin.

23Shumë ushqim në rrahat e çelur të skamnorit, por ka edhe asish që sharrojnë për shkak të padrejtësisë.

24Kush e kursen thuprën, e urren djalin, kurse kush e do, vazhdimisht e qorton.

25I drejti ha gjersa ngihet, kurse barku i të këqijve mbetet i uritur.