1Njeriut i takon të përgatitet, por përgjigjen e gjuhës e jep Zoti.
2Të gjitha udhët e njeriut janë të pastërta në sy të tij, porse Zoti i shqyrton shpirtrat.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Porositja Zotit veprat e tua, synimet e tua do të sendërtohen.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Zoti ka krijuar gjithçka me një qëllim deri edhe të patenzonin për ditën e zezë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Çdo krenar i iritet Zotit, herët ose vonë e s’do të mbetet pa ndëshkim.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Me mëshirë e me besnikëri pastrohet paudhësia, e me frikën e Zotit i shmangemi të keqes.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Kur Zotit t’i pëlqejnë sjelljet e njeriut, i pajton me të deri edhe armiqtë e tij.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Më e mirë është pakica me drejtësi, se fitesat e mëdha pa drejtësi.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Zemra e njeriut e kërkon udhën e vet, por i takon Zotit t’ia drejtojë hapat.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Vendimi i Zotit në buzë të mbretit, në vendimin gjykues goja e tij s’do të gabojë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Masat e peshoret të drejta janë të Zotit, po edhe të gjithë gurët janë vepër e tij.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Puna e keqe u iritet mbretërve, sepse me drejtësi forcohet froni.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Buzët e drejta fitojnë përkrahjen e mbretit, kush flet të drejtën do të duhet.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Zemërim i mbretit është lajmëtari i vdekjes, por njeriu i mendshëm e lehtëson.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Në fytyrën e kthjellët të mbretit është jeta, siç është shiu me kohë përkrahja e tij.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Oh sa më mirë është të fitojë njeriu urtësinë sesa arin, të fitojë mençurinë është më e çmueshme se argjendi.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Udha e të drejtëve është t’i shmangen të keqes, kush do ta mbrojë jetën e vet ka kujdes sjelljen.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Para rrënimit ecën krenia, para shkatërrimit mendja e madhe.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Më mirë të jetë njeriu i përvujtë me të butët se të ndajë pre me krenarët.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Kush është i kujdesshëm në fjalë, do të gjejë të mira dhe ai, që shpreson në Zotin, është i lum.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Kush është mendjemprehtë, do të quhet i mençur, dhe buzët fjalëmbla e shtojnë urtinë.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Urtia është krua jete për atë që e ka, ndëshkimi i të marrëve marrëzira.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Zemra e të urtit e mëson gojën e tij: dhe buzëve të tija ua shton urtinë.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Fjalët e ëmbla janë hoje mjalti, kënaqësi e shpirtit e shëndet eshtrash.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Ka udhë që njeriut i duket e drejtë, por në fund shpie në vdekje.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Uria e bën punëtorin të punojë: është goja e tij që e shtyn.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27I pafytyri bën veç keq, në buzët e tija veç zjarr e shkëndi.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Njeriu i pacipë shkakton grindje, shpifësi ndan familjet.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Njeriu i keq e ngashnjen mikun e vet dhe e udhëheq udhës jo të mirë.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Kush mbyll sytë përsiat gënjimin, kur i mbyll buzët e ka sendërtuar të keqen.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Flokët e zbardhur janë kurorë lavdie: gjenden në udhën e drejtësisë.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Më i mirë është njeriu i durueshëm se trimi i fortë, dhe ai që zotëron vetveten se ai që pushton qytete.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Shorti qitet në palën e petkut, por ç’do të ndodhë vjen prej Zotit.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.