1Kërkon shkaqe ai që don të ndahet prej mikut, me çdo kusht hidhërohet.
2Të marrin nuk e kënaq mençuria, por vetëm si ia pret mendja e tij.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Erdhi ligësia, s’do të vonojë përbuzja, e, së bashku me poshtërim, edhe turpi.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ujë i thellë fjalët prej gojës së burrit, lumë i dordullt burimi i urtësisë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Nuk është mirë të përkrahet fajtori për t’ia mohuar të drejtën në gjyq të pafajshmit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Buzët e të marrit përzihen në grindje dhe goja e tija shkakton plagë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Goja e të marrit rrënimi i tij, buzët e tija lak për jetën e tij.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Fjalët e shpifësit janë si ëmbëlsira dhe depërtojnë deri në fund të barkut.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kush është i plogshtë dhe i pakujdesshëm në punë të veta është vëlla me shkapërderdhësin.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Pirg i fortë është Emri i Zotit, tek ai vrapon i drejti dhe ndahet me nder.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kamja e pasanikut është fortesa e tij, në mendjen e tij është mur i pakalueshëm.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Para fikjes zemra e njeriut krenohet, kurse lavdisë i prin përvujtëria.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Kush përgjigjet para se të ketë dëgjuar tregon marrëzinë e vet për turpin e vet.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Shpirti i burrit e tejkalon ligësinë por shpirtin e molisur kush mund ta ngritë?
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Zemra e mençur e fiton urtinë, dhe veshi i të urtëve e kërkon mësimin.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Dhurata udhët ia hap njeriut dhe e shpie përpara princave.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17I pari që flet në një pleqëri, duket se ka të drejtë, por kur vjen kundërshtari i tij, e qet poshtë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Shorti i ndan grindjet, madje vendos edhe midis të mëdhenjve.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Vëllai i fyer është më i fortë se kalaja, dhe grindjet janë porsi shulat e fortesave.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Me frytin e gojës së vet ngihet barku i njeriut, do ta ngijnë prodhimet e buzëve të tija.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Vdekja dhe jeta janë në dorë të gjuhës, ata që e duan do t’i hanë frytet e saja.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Kush ka gjetur grua të mirë, ka gjetur fatbardhësinë, dhe ka pasur hir prej Zotit.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Nevojtari flet duke u lutur, kurse pasaniku përgjegj me vrazhdësi.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Njeriu me miq mund të merret edhe me të keq, por ka mik edhe më të pandashëm se vëllai.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.