Si mund të fitohet urtia
1Biri im, mos e harro mësimin tim dhe zemra jote le t’i mbajë urdhërimet e mia,
2sepse do t’i bëjnë të shumta ditët e tua, vjetët e jetës sate plot mirëqenie.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Mirësia e besnikëria kurrë mos të lënçin! Lidhi për qafën tënde, shkruaj mbi rrasën e zemrës sate.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Kështu do të fitosh zë e do të kesh sukses para syve të Hyjit e të njerëzve.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kije shpresën në Zotin me gjithë zemrën tënde dhe mos u mbështet në mençurinë tënde.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kije mendjen në të në të gjitha udhët e tua dhe ai do t’i drejtojë hapat e tu.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Mos e mbaj vetveten të urtë: druaje Zotin e largohu të keqes.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kjo do të jetë shëndet për trupin tënd dhe freskim për eshtrat e tu.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ndero Zotin me pasurinë tënde dhe me frytet e para të të gjithë të ardhurave të tua.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Drithnikët e tu do të mbushen me grurë e vozat e tua do të mbushen plot verë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Mos e përbuz, biri im, disiplinën e Zotit e mos të iritet kur ai të qortojë,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12sepse Zoti qorton atë që do, shi porsi baba fëmijën që e ka për zemër.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Gëzimet e të urtëve
13Lum njeriu që e fitoi urtinë, i lumi ai që e gjeti maturinë!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Sepse më mirë është të fitosh atë se argjend, fryti i saj është më i vlefshëm se ari i pastër.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Është ajo më e çmueshme se të gjitha perlat dhe me të s’mund të krahasohet asnjë gjë e çmueshme:
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16në të djathtën e saj është jeta e gjatë e në dorën e majtë pasuria e nderi.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Udhët e saja, udhë të bukura, të gjitha shtigjet e saja me paqe.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Kush e fiton atë fiton pemën e jetës, i lumi ai që mund ta mbajë atë!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Me dije Zoti ia qiti tokës themelet, me mençuri të qëndrueshme i bëri qiejt,
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20me dijen e tij plasën humnerat edhe retë e rigojnë vesën.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Biri im, të mos zhduken këto nga sytë e tu, ruaje mençurinë e maturinë
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22e do të jenë jetë për shpirtin tënd e stoli për qafën tënde,
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23e atëherë do të ecësh me guxim udhës sate e këmba jote nuk do të marrë në thua.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Kur të flesh frikë s’do të kesh, do të pushosh në gjumë të qetë.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25S’ka pse t’i trembesh tmerrit të papritur as kur të sulet rrënimi i tmerrshëm i të paudhëvet,
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26sepse Zoti do të jetë në krahun tënd e do ta ruajë këmbën tënde të mos pengohet.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Mos lër pa ia bërë veprën e mirë atij që ka nevojë nëse je në gjendje t’ia bësh.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Mos i thuaj mikut tënd: »Shko e eja, nesër do të jap«, nëse menjëherë je në gjendje t’i japësh.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Mos ia sendërgjo mikut tënd të keqen kur ai rri me ty se të zë besë.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Mos u zër me ndokënd pa arsye në qoftë se ai s’të ka bërë asnjë të keqe.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Mos ia ki lakmi njeriut të padrejtë, dhe assesi mos i ndiq udhët e tija.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Sepse Zotit i neveritet çdo i padrejtë dhe ai bën shoqëri me njerëz të ndershëm.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Mallkimi i Zotit është në shtëpinë e të patenzonit, kurse banesat e të drejtëve do të bekohen.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Ai i përqesh përqeshësit, kurse të butëve u jep përkrahje.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Të urtët do të trashëgojnë nderin kurse lartësimi i të marrëve do të kthehet në turp.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.