Apostujt e pranojnë Palin
1Pastaj, pas katërmbëdhjetë vjetësh, përsëri u ngjita në Jerusalem bashkë me Barnabën. Mora me vete edhe Titin.
2Dhe u ngjita pse i nxitur nga një zbulesë. Ua parashtrova në këshillim - posaçërisht më të rëndësishëmve - Ungjillin që predikoj ndër paganë, që ndoshta të mos veproja ose të mos kisha vepruar kot.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Tashti, as Titi që ishte me mua, edhe pse grek, nuk qe shtrënguar të rrethpritej,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4e kjo për shkak të vëllezërve të rrejshëm që e fusin hundën kudo, të cilët u futën padrejtësisht për të na e cenuar lirinë që na e jep Jezu Krishti - për të na bërë skllevër.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Këtyre as për një çast të vetëm nuk u lëshuam pe as nuk u nënshtruam që të ruhej e pacenuar e vërteta e Ungjillit ndër ju.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6E ata që janë diçka - çka ata ishin dikur, unë si jap kësaj rëndësi -: Hyji nuk sheh kush është kush, këta njerëz me rëndësi në Kishë, kurrgjë nuk kërkuan të shtohet.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Por përkundrazi, ata panë se më qe besuar predikimi i Ungjillit ndër paganë, pikërisht sikurse edhe Pjetrit ndër të rrethprerë -
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8pasi Ai që kishte vepruar në Pjetrin për apostullim ndër të rrethprerë, po ashtu kishte vepruar edhe në mua për të mirën e paganëve
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9dhe, duke njohur hirin që më qe dhënë, Jakobi, Kefa e Gjoni - që çmohen shtyllat e fesë - na i shtrinë të djathtat e veta, mua dhe Barnabës, në shenjë të bashkësisë, kështu që ne të shkonim ndër paganë e ata ndër të rrethprerë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Vetëm na porositën ti kujtojmë të vobektët - gjë që jam kujdesuar ta bëj në mënyrë të veçantë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pali i kundërshton Pjetrit
11Kur Kefa erdhi në Antioki i kundërshtova ndër sy haptas, sepse e meritoi dënimin.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12E njëmend, para se të arrinin disa njerëz prej rrethit të Jakobit, hante bashkë me paganë, por, kur erdhën ata, nisi të tërhiqej e të ndahej, pse i druante të rrethprerët.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Pas shembullit të tij shkuan edhe judenjtë e tjerë, kështu që edhe Barnaba u gënjye prej shtirësisë së tyre.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Pra, kur pashë se nuk po ecnin drejtë sipas së vërtetës së Ungjilit, i thashë Kefës para të gjithëve: “Nëse ti, që je hebre, jeton si paganët e jo si hebre, përse paganët i detyron të jetojnë si hebrenj?”
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Hebrenjtë e paganët shëlbohen me anë të fesë
15Ne jemi prej natyre hebrenj, e jo “mëkatarë nga paganizmi.”
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Dhe e dimë [tashti] se njeriu nuk shfajësohet në saje të veprave të Ligjit, por vetëm në saje të fesë në Jezu Krishtin. Prandaj ne besuam në Jezu Krishtin, që ta fitojmë drejtësinë nga feja e Krishtit e jo nga veprat e Ligjit, sepse askush nuk do të mund ta fitojë drejtësinë me anë të veprave të Ligjit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Por, nëse, duke kërkuar të fitojmë drejtësinë në Krishtin - doli në shesh se edhe ne jemi mëkatarë, a mos është atëherë edhe Krishti në shërbim të mëkatit? Prite Zot!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Porse, vërtet, në qoftë se përsëri ndërtoj, çka më parë rrënova, dëshmoj për vetvete se jam kundërvajtës.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Sepse, me anë të Ligjit, vdiqa për Ligjin që të jetoj për Hyjin; u kryqëzova bashkë me Krishtin;
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20jetoj, por jo më unë, në mua jeton Krishti. E këtë jetë që tani e jetoj në trup, e jetoj në fenë e Birit të Hyjit, i cili më deshi dhe e flijoi vetveten për mua.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Jo, unë nuk e hedh poshtë hirin e Hyjit, sepse, në qoftë se shfajësimi fitohet me anë të Ligjit, atëherë Krishti ka vdekur kot.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.