Ligji dhe feja
1Po kush, o galatas të pamendë, jua mori mendtë, kurse para syve tuaj Jezu Krishti u përshkrua i kryqëzuar?
2Vetëm kaq dua të di prej jush: a e morët Shpirtin Shenjt në saje të veprave të Ligjit, apo pse e pranuat fenë?
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Po a kaq të marrë jeni?! Filluat me Shpirtin Shenjt e të mbaroni me trup?!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Po a thua kot i përjetuat të gjitha këto gjëra? Oh të kishin qenë kot!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Po a thua Ai që ju jep Shpirtin Shenjt dhe bën ndër ju vepra të mrekullueshme, i bën këto pse ju i kryeni veprat e Ligjit e jo pse e keni dëgjuar Mësimin e fesë?
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kështu, pse Abrahami “i besoi Hyjit, kjo gjë iu numërua për drejtësi.”
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Dijeni, pra, mirë: ata që besojnë janë bijtë e vërtetë të Abrahamit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8E Shkrimi shenjtë, duke paraparë se Hyji do ti shfajësojë paganët me anë të fesë, që më parë ia dha Abrahamit këtë lajm të gëzueshëm: Në ty do të jenë të bekuar të gjithë popujt!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kështu, pra, ata që besojnë janë të bekuar bashkë me Abrahamin besimtar.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10E njëmend, ata që mbështeten në veprat e Ligjit, janë nën mallkim, sepse Shkrimi shenjtë thotë: “Qoftë mallkuar secili që nuk mban e nuk zbaton gjithçka është shkruar në Librin e Ligjit!”
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11E se askush s’mund të shfajësohet para Hyjit me anë të Ligjit është e qartë, sepse: “I drejti do të jetojë me anë të fesë.”
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Tashti Ligji nuk është prej fesë, por: “Kush e mban në të do të gjejë jetën.”
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Krishti na shpërbleu prej mallkimit të Ligjit duke u bërë Ai vetë Mallkim - sepse është shkruar: “I mallkuar është gjithkush varet në kryq”, -
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14që përmbi paganë të arrijë bekimi i Abrahamit në Krishtin Jezus: që Premtimin - Shpirtin Shenjt - ta marrim me anë të fesë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ligji dhe premtimet
15Vëllezër, po marr shembull nga jeta njerëzore: një testament të thjeshtë njerëzor, të bërë në rregull, askush nuk e zhbën as nuk i shton gjë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Tashti këto premtime i janë bërë Abrahamit e “Pasardhësit të tij.” Nuk thuhet: “Pasardhësve të tij” si për shumë pasardhës, por për një të vetëm: “Dhe pasardhësit tënd”. Ky është Krishti.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ja, çka dua të them: Besëlidhjen që Hyji e ka bërë në mënyrë të rregullt, nuk e zhbën Ligji që erdhi katërqind e tridhjetë vjet më vonë dhe nuk i hedh poshtë premtimet.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18E njëmend, nëse trashëgimi fitohet me anë të Ligjit, nuk mund të fitohet me anë të premtimit. Tashti, Abrahamit Hyji ia dha dhuratën e vet me anë të premtimit.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Po atëherë ç’u lyp Ligji; Qe vënë shtuar për arsye të kundërvajtjeve derisa të vinte Trashëgimtari, të cilit iu bë premtimi; Ligji u shpall prej engjëjve me anë të një ndërmjetësi.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Tashti, ndërmjetës nuk ka ku është vetëm një. E Hyji është një i vetëm!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Skllevërit dhe bijtë
21A thua atëherë Ligji është kundër premti- meve [të Hyjit]? Prite Zot! Por, po të ishte dhënë një ligj, i cili do të mund të jepte jetë, atëherë me siguri drejtësia do të vinte nga Ligji.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Por Shkrimi shenjtë gjithçka ndryn nën mëkat që, me anë të fesë në Jezu Krishtin, tu jepej premtimi atyre që besojnë.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Para se të vinte feja, ruheshin të ndryrë nën Ligj, për fenë që do të zbulohej.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Kështu, pra, Ligji ishte mbikëqyrësi ynë derisa të vinte Krishti që ne të shfajësoheshim me anë të fesë.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Por, që kur erdhi feja, nuk jemi më nën mbikëqyrës.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Prandaj, të gjithë jeni bijtë e Hyjit në fuqi të fesë në Jezu Krishtin,
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27sepse, gjithsa jeni pagëzuar në Krishtin - me Krishtin jeni veshur.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Nuk ka më: hebre - grek! Nuk ka më: skllav - i lirë! Nuk ka më: mashkull - femër! Të gjithë ju jeni NJË në Krishtin Jezus!
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Nëse jeni të Krishtit, jeni pasardhësit e Abrahamit, trashëgimtarë në fuqi të premtimit.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.