1Krishti na liroi që të mbeteshim vërtet të lirë. Qëndroni, prandaj, e mos lejoni t’ju zënë në zgjedhën e skllavërisë!
2Ja, unë, Pali, po ju them: në qoftë se rrethpriteni, Krishti më s’do t’ju vlejë asgjë!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Përsëri dua t’ju vë në dijeni: çdo njeri që rrethpritet, e detyron vetveten ta zbatojë mbarë Ligjin.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4I këputët marrëdhëniet me Krishtin, ju që e themeloni shfajësimin në Ligj: keni rënë nga hiri.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Sepse ne nëpër Shpirtin Shenjt e presim me anë të fesë drejtësinë që e shpresojmë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6E njëmend, në Jezu Krishtin nuk vlen gjë as rrethprerja as parrethprerja, por - feja që vepron me dashuri.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Aq bukur vraponit! Po kush qe ai që ju pengoi e tani nuk i nënshtroheni më të vërtetës?
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Një bindje e tillë me siguri nuk vjen prej Atij që ju grish!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Pak tharm e mbrun të gjithë brumin.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10E, lidhur me ju, shpresoj në Zotin, se nuk do të merrni një drejtim tjetër. E ai që ju turbullon, kushdo qoftë, do ta marrë dënimin.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11E unë, o vëllezër, po ta predikoja gjithnjë rrethprerjen, përse do të vazhdonin të më salvojnë? Atëherë mbetka pa fuqi skandali i kryqit!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12E bëftë Zoti e veten e gjymtofshin ata që mbjellin turbullime ndër ju!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Vërtet, vëllezër, ju jeni të grishur në liri! Por, kini kujdes që kjo liri të mos bëhet shkak të jetoni si do trupi, por - me dashuri shërbejini njëri-tjetrit!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Sepse i tërë Ligji përmblidhet në këtë urdhër: “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!”
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Nëse njëri-tjetrin nuk e lini në paqe me fjalë dhe ia breni njëri-tjetrit jetën me ngatërresa, hapni sytë: po e qitni fare njëri-tjetrin!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fryti i Shpirtit Shenjt dhe veprat e mishit
16Dua të them: jetoni nën ndikimin e Shpirtit Shenjt e nuk do ti kryeni dëshirat e mishit e të gjakut.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Sepse mishi e gjaku me dëshirat e veta i kundërshtojnë Shpirtit e Shpirti i kundërshton mishit e gjakut: këta të dy janë në kundërshtim me njëri-tjetrin që të mos bëni çka dëshironi.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18E nëse ju prin Shpirti, nuk jeni të nënshtruar Ligjit.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Tashti, veprat e mishit e të gjakut janë të njohura. Ato janë: fëlligështia, papastërtia, shfrenia,
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20idhujtaria, magjia, armiqësitë, grindjet, smira, hidhërimi, ngacmimet, dasitë, mospërkimet,
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21zilitë, zdërhalljet, ndejat me pije e qejfe e të tjera si këto. Lidhur me këto po ju vë në dijeni që tani, siç jua thashë më parë: kush i bën këto, nuk do ta trashëgojë Mbretërinë e Hyjit.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Kurse fryti i shpirtit është: dashuria, hareja, paqja, duresa, dashamirësia, mirësia, besnikëria,
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23butësia, përkormëria. Kundër këtyre nuk ka ligj.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Ata që janë të Krishtit [Jezus] e kryqëzuan trupin e vet bashkë me prirjet dhe dëshirat e ulëta.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Nëse jetojmë nën ndikimin e Shpirtit Shenjt, edhe të udhëheqemi nën drejtimin e Shpirtit Shenjt.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Mos të jepemi pas lavdisë së kotë! Mos ta ngacmojmë njëri-tjetrin! Mos t’ia kemi smirë njëri-tjetrit!
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.