HYRJA E PARË
Tregim i shkurtër i nguljes në Kanaan
Ngulja e Judës, e Simonit, e Kalebit dhe e cineasve
1Pas vdekjes së Jozuehut izraelitët e pyetën për këshillë Zotin dhe thanë: »Cili nesh do të dalë i pari te Kananeu për të luftuar kundër tij?«
2Zoti u përgjigj: »Le të dalë Juda! Ja, unë po e lëshoj tokën në duar të tija.«
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Juda atëherë i tha Simonit, të vëllait: »Dil me mua në shortin tim e të luftojmë kundër Kananeut, dhe kur të të bjerë shorti ty, unë do të vij me ty.« Simoni shkoi me të.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Shkoi Juda dhe Zoti ua lëshoi në duar të tyre Kananeun dhe Ferezeun. Në Bezek i vranë dhjetë mijë vetë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Në Bezek gjetën Adonibezekun, luftuan kundër tij dhe i mundën Kananeun e Ferezeun.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Por Adonibezeku iku. Ata e ndoqën, e zunë dhe ia prenë pëlqerët e duarve e të këmbëve të tija.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Adonibezeku tha: »Shtatëdhjetë mbretër, pasi ua preva pëlqerët e duarve e të këmbëve, mblidhnin dromca nën tryezën time. Siç bëra, ashtu ma ktheu Zoti mua.« E çuan në Jerusalem dhe atje vdiq.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Atëherë djemtë e Judës e sulmuan Jerusalemin dhe e morën. Banorët i prenë me shpatë e qytetin e dogjën.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Mandej shkuan për të luftuar kundër Kananeut, që banonte në Malësi, në Nageb e në Sefelë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Pastaj Juda shkoi kundër Kananeut që banonte në Hebron, që dikur quhej Kariatarbe dhe aty e mundi Sesain, Ahimanin e Tolmain.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Prej andej shkoi kundër banorëve të Dabirit, i cili dikur quhej Kariatsefer (d.m.th. Qyteti i Letrarëve).
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Atëherë Kalebi tha: »Kush ta godasë Kariatseferin dhe ta pushtojë, do t’ia jap Aksën, time bijë, për grua.«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Pasi e pushtoi Otonieli, biri i Cenezit, vëllai i vogël i Kalebit, ia dha Aksën, vajzën e vet, për grua.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ajo, ndërsa po shkonte, e nxiti të kërkonte prej babës së vet një arë. Kështu, pra, zbriti prej gomarit e Kalebi i tha: »Çka ke?«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15E ajo iu përgjigj: »Më bëj një nderë. Pasi ma ke dhënë tokën e thatë, më jep edhe një tokë që të ketë ujë.« Kështu Kalebi i dha Burimet e Larta e Burimet e Poshtme.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Bijtë e Hobabit cineas, kunatit të Moisiut, u ngjitën prej qytetit të Palmave bashkë me bijtë e Judës në shkretëtirën e Judës, që është në krahun e mesditës të Aradit. Ngulën aty me amalecitët.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Mandej Juda u çua e shkoi me të vëllanë, Simonin, dhe së bashku i ranë Kananeut që banonte në Sefat, dhe e goditën qytetin me »mallkim.« Dhe iu ngjit emri Hormë (d.m.th. Mallkim).
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Juda e pushtoi Gazën me territoret e saj, Askalonin dhe Akaronin me territoret e tyre.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Zoti ishte me Judën e ai pushtoi edhe Malësitë. Por nuk mund t’i shpërngulte banorët e vërrisë, sepse kishin shumë karroca hekuri.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Kalebit ia dhanë Hebronin sikurse kishte urdhëruar Moisiu. E Kalebi i dëboi prej Hebronit tre bijtë e Enakut.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Bijtë e Beniaminit nuk e dëbuan Jebuseun prej Jerusalemit, e kështu Jebuseu banoi në Jerusalem bashkë me bijtë e Beniaminit deri në ditën e sotme.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pushtimi i Betelit
22Po edhe Shtëpia e Jozefit u nis për Betel, dhe Zoti qe me ta.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23E njëmend, kur i bënë hetime qytetit - ky më parë quhej Luzë,
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24vëzhguesit panë një njeri tek po dilte prej qytetit dhe i thanë: »Na e trego hyrjen në qytet dhe do të jemi të mëshirshëm me ty.«
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Ai u tregoi nga mund të hynin në qytet. Të gjithë në qytet i prenë me shpatë, kurse atë njeri me mbarë farefisin e tij e lanë të shkonte.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Ky njeri shkoi në dheun e Hetimit dhe atje ndërtoi një qytet, të cilin e quajti Luzë. Kështu quhet edhe sot e kësaj dite.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fiset veriore
27Kurse Manaseu nuk e pushtoi Betsanin as Tanakun me fshatrat e tyre. As nuk i dëboi banorët e Dorit, të Jeblaamit e të Magedos me fshatrat e tyre. Kështu kananenjtë qëndruan në atë vend.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Kur mori fuqi Izraeli, i ngarkoi me angari dhe nuk deshi t’i dëbojë prej vendit.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Po as Efraimi nuk i dëboi kananenjtë që banonin në Gazer, por kananenjtë banuan në mesin e tyre në Gazer.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30As Zabuloni nuk i dëboi banorët e Cetronit as të Naalolit, por Kananeu banoi në mesin e tyre dhe qe ngarkuar me angari.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Po ashtu as Aseri nuk i shpërnguli banorët e Akos, të Sidonit, të Ahalabit, të Ahazibit, të Helbës, të Afekut e të Rohobit.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Kështu Aseri banoi në mes të kananenjve, banorëve të atij vendi, sepse nuk i shpërnguli.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Neftaliu nuk i shpërnguli banorët e Betsamesit e të Betanatit dhe banoi ndër kananenj, banorët e vendit dhe betsamitët e betanitët u bënë skllevër të tyre.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Amorrenjtë i shtytën bijtë e Danit në male dhe nuk i lanë të zbritnin në vërri.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Amorrenjtë vazhduan të jetojnë në Harhares, në Ajalon e në Salebim; porse dora e bijve të Jozefit u rëndua mbi ta dhe i ngarkuan me angari.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Territori i amorrenjve ishte prej Përpjetës Akrabim deri në Qeta e më lart.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.