Engjëlli i Zotit u paralajmëron izraelitëve të vështira
1Engjëlli i Zotit erdhi prej Galgalës në Bokim e tha: »Ju nxora prej Egjiptit dhe ju prura në tokën për të cilën iu përbetova etërve tuaj se do t’ua jap. Kam pasë premtuar se nuk do ta prish besëlidhjen time me ju për amshim,
2por me kusht që të mos lidhni godi me banorët e këtij vendi, por t’ua rrënoni lterët e tyre. Po ju nuk deshët të dëgjonit zërin tim. Pse vepruat kështu?
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Për këtë arsye nuk desha t’i dëboj para fytyrës suaj që të jenë për ju lak e zotat e tyre shkatërrim.«
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ndërsa engjëlli i Zotit po i fliste këto fjalë para të gjithë bijve të Izraelit, ata e lartësuan zërin e vet e qanë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ai vend u quajt Bokim (d.m.th. Vendi i Vajtuesve). Aty i kushtuan Zotit therore.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
HYRJA E DYTË
Vështrim i përgjithshëm lidhur me periudhën e gjyqtarëve
Fundi i jetës së Jozuehut
6Atëherë Jozuehu e nisi popullin të shkojë dhe bijtë e Izraelit shkuan secili në pronën e vet për ta marrë në trashëgim tokën.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7I shërbyen Zotit gjatë gjithë jetës së Jozuehut e të pleqve që jetuan një kohë të gjatë pas tij e që i kishin parë të gjitha veprat e mëdha të Zotit, që i kishte bërë për Izraelin.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Vdiq Jozuehu, biri i Nunit, shërbëtori i Zotit, njëqind e dhjetë vjeç,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9dhe e varrosën në pronën e tij në Tamnatares, në malin e Efraimit, në anën veriore të malit Gaas.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Po edhe mbarë ajo brezni u bashkua me etërit e vet dhe lindën të tjerë pas tyre që nuk e njihnin Zotin as veprën që kishte bërë për Izraelin.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pabesnikëria dhe ndëshkimi i brezave të pastajmë
11Atëherë bijtë e Izraelit bënë ç’është e keqe para syve të Zotit e u shërbyen baalëve
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12dhe e lanë Zotin, Hyjin e etërve të vet, që i kishte nxjerrë prej tokës së Egjiptit. Shkuan pas zotave të huaj, pas zotave të popujve që banojnë përreth tyre, i adhuruan ata dhe bënë të hidhërohet Zoti
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13duke e lënë atë e duke i shërbyer Baalit e Astarotit.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Zoti u hidhërua dhe i lëshoi në duar të cubave që i plaçkitën. Ua shiti armiqve të tyre që banonin përreth dhe nuk qenë të zotët t’u qëndrojnë përballë armiqve të vet.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ngado donin t’ia mbanin, dora e Zotit ishte mbi ta për të zezën e tyre, sikurse u kishte thënë dhe u ishte përbetuar. Ishin s’ka si më zi.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Gjyqtarët. Nuk ka kthim të qëndrueshëm
16Atëherë Zoti u ngriti gjyqtarët që t’i shpëtonin nga dora e atyre që i plaçkitnin.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Por izraelitët nuk donin t’i dëgjonin as ata, po lavirësonin me hyjni të huaja dhe i adhuronin ato. Shpejt e lanë rrugën nëpër të cilën ecën etërit e tyre që i mbanin urdhërimet e Zotit. Këta bënë gjithçka në kundërshtim.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Kur Zoti u ngrinte gjyqtarët, Zoti ishte me gjyqtarin dhe i çlironte prej dorës së armiqëve të tyre gjatë tërë kohës së gjyqtarit, sepse Zoti prekej në zemër dhe i dëgjonte gjëmët e të ndrydhurve.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Por, posa vdiste gjyqtari, ata përsëri binin në paudhësi edhe më të liga e bënin edhe më keq seç kishin bërë etërit e tyre, duke i ndjekur hyjnitë e huaja, duke u shërbyer atyre e duke i adhuruar: nuk iu shmangën veprave të veta as udhës së vet të mbrapshtë, nëpër të cilën e kishin bërë zakon të ecnin.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Arsyet pse qëndruan ndër ta disa kombësi të huaja
20Flakë atëherë u ndez hidhërimi i Zotit kundër Izraelit e tha: »Pasi ky popull e shkeli Besëlidhjen time, që e kisha lidhur me etërit e tyre, dhe përbuzën ta dëgjojnë zërin tim,
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21as unë nuk do t’i shpërngul popujt që i la Jozuehu pasi vdiq
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22me qëllim që t’i vë në provë izraelitët me anë të tyre nëse do ta ruajnë udhën e Zotit e do të ecin nëpër të, siç e ruajtën etërit e tyre, ose jo.«
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Kjo pra, ishte arsyeja që Zoti i la këta popuj e nuk i dëboi me të shpejtë, as nuk i lëshoi në duar të Jozuehut.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.