3. KUVENDI I DHEUT NË SIKEM
1Jozuehu i bashkoi të gjitha fiset e Izraelit në Sikem dhe i grishi pleqtë, prijësit, gjyqtarët dhe udhëheqësit. Këta qëndruan në praninë e Hyjit.
2Atëherë Jozuehu iu drejtua mbarë popullit kështu: “Kështu thotë Zoti, Hyji i Izraelit: Dikur, moti, etërit tuaj, Tarehu, baba i Abrahamit e i Nakorit, jetonin përtej Lumit dhe u shërbenin hyjnive të huaja.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Prandaj unë e mora Abrahamin, babain tuaj, prej tokës së Mesopotamisë, e shpura nëpër mbarë tokën e Kanaanit dhe e shumova farën e tij.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ia dhurova Izakun. Izakut pastaj i fala Jakobin dhe Ezaun. Prej tyre, Ezaut i dhashë për pronë bjeshkët e Seirit, kurse Jakobi e bijtë e tij zbritën në Egjipt.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Atëherë dërgova Moisiun e Aronin dhe e godita Egjiptin me shenja të mrekullueshme që i bëra në mesin e tij e pastaj ju nxora prej andej.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Unë i nxora etërit tuaj prej Egjiptit dhe arritët deri te deti. Egjiptianët i ndoqën etërit tuaj me karroca e me kalorësi deri te Deti i Kuq.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ata kërkuan ndoren e Zotit dhe Ai lëshoi terrin ndërmjet jush dhe egjiptianëve dhe shtyri mbi ta detin që i mbuloi. Patë me sytë tuaj çfarë bëra në Egjipt. Pastaj jetuat në shkretëtirë për një kohë të gjatë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Pastaj ju priva e ju prura në tokën e Amorreut, që banonte përtej Jordanit. Ata luftuan kundër jush, por unë i lëshova në duar tuaja, jua pushtuat tokën dhe ata i vratë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9U ngrit Balaku, biri i Seforit, mbreti i Moabit, dhe luftoi kundër Izraelit. Çoi e thirri Balaamin, birin e Beorit, që t’ju mallkonte.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Por unë nuk desha t’ia vija veshin atij, por përkundrazi, iu desh t’ju bekojë dhe ju shpëtova prej duarve të tija.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11E kaluat Jordanin dhe mbërritët tek Jeriku. Kundër jush luftuan trimat e atij qyteti - Amorreu. Ferezeu, Kananeu, Heteu, Gergezeu, Heveu e Jebuzeu dhe unë qeshë ai që jua lëshova në dorë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12I lëshova para jush grethat dhe i bënë të dalin para jush - dy mbretërit e amorrenjve - jo në saje të shpatës e të harkut tënd!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Unë jua dhashë tokën që nuk e keni punuar, qytetet që nuk i keni ndërtuar e banoni në to; ju dhashë vreshta e ullishta që nuk i mbollët, e po hani prej tyre”!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Izraeli zgjedh Zotin
14“Tani, pra, druani Zotin e shërbejini Atij me zemër të përsosur e plotësisht besnike! Flakni tej zotat të cilëve u shërbyen etërit tuaj në Mesopotami e në Egjipt dhe shërbejini Zotit!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Por, në qoftë se u duket punë e ligë që ti shërbeni Zotit, zgjidhni ju sot se kujt doni ti shërbeni: zotave të cilëve u shërbyen të parët tuaj në Mesopotami, apo zotave të amorrenjve, në tokën e të cilëve banoni. Sa për mua e për shtëpinë time, ne do ti shërbejmë Zotit”!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Populli u përgjigj: “Zoti mos e thëntë që ta lëmë Atë e tu shërbejmë zotave të huaj!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Zoti, Hyji ynë, Ai na nxori ne dhe etërit tanë nga toka e Egjiptit, prej shtëpisë së skllavërimit. Ndër sy tanë bëri shenja mrekullisht të mëdha dhe na ruajti në çdo udhë ngado kaluam dhe në mes të gjithë popujve, ndër të cilët kaluam.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Pastaj, Zoti i dëboi para nesh të gjithë këta popuj, posaçerisht amorrenjtë, banorët e këtij vendi, në të cilin hymë ne. Pra, edhe ne do ti shërbejmë Zotit, sepse Ai është Hyji ynë”!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Atëherë Jozuehu i tha popullit: “Ju nuk do të mund ti shërbeni Zotit. Ai është Hyj i shenjtë, Hyj ziliqar që s’mund ti durojë dot paudhësitë e mëkatet.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Nëse do ta lini Zotin e do tu shërbeni zotave të huaj, Ai do të kthehet kundër jush, do t’ju ndëshkojë e do t’ju shpartallojë, pasi ju ka bërë gjithë ato të mira”.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Populli i tha Jozuehut: “Assesi! Ne do ti shërbejmë Zotit”!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Atëherë Jozuehu i tha popullit: “Pra, ju vetë jeni dëshmitarë kundër vetvetes, se ju vetë e zgjodhët Zotin për ti shërbyer”. U përgjigjën: “Jemi dëshmitarë”!
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Jozuehu shtoi: “Hiqni pra, tani, zotat e huaj që janë ndër ju, dhe ktheni zemrat tuaja te Zoti, Hyji i Izraelit!
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24E populli iu përgjigj Jozuehut: “Do ti shërbejmë Zotit, Hyjit tonë, dhe do ti dëgjojmë urdhërimet e tija”.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Besëlidhja e Sikemit
25Kështu, pra, Jozuehu në këtë ditë lidhi me popull Besëlidhjen në Sikem. Caktoi ligje dhe rregullore.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Atëherë këto fjalë i shënoi në Librin e Ligjit të Hyjit. Pastaj mori një gur tejet të madh dhe e vendosi aty nën qarr, që ishte në Shenjtëroren e Zotit,
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27dhe i tha mbarë popullit: “Ja, ky gur le të jetë dëshmitar kundër jush, sepse i dëgjoi të gjitha fjalët e Zotit që i tha ndër ne, që më vonë të mos keni se si ta mohoni e të gënjeni Zotin, Hyjin tuaj”.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Atëherë e la popullin të shkojë secili në pronën e vet.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4. SHTOJCË
Vdekja e Jozuehut
29Pas këtyre ngjarjeve vdiq Jozuehu, i biri i Nunit, shërbëtori i Zotit, njëqind e dhjetë vjetësh.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30E varrosën në pronën e tij në Tamnatsare, që është në malet e Efraimit, në anën veriore të malit Gaas.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Izraeli i shërbeu Zotit gjatë gjithë ditëve të jetës së Jozuehut dhe të pleqve, të cilët jetuan një kohë të gjatë pas Jozuehut dhe të cilët i njohën të gjitha veprat e Zotit, që i bëri Izraelit.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Eshtrat e Jozefit. Vdekja e Eleazarit
32I varrosën edhe eshtrat e Jozefit, që i sollën bijtë e Izraelit prej Egjiptit në Sikem, në pjesën e arës që e kishte blerë Jakobi prej bijve të Hemorit, babait të Sikemit, për njëqind para argjendi dhe ishte pjesë e pronës së bijve të Jozefit.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Vdiq po ashtu edhe Eleazari, biri i Aronit. E varrosën në Gabaanë e Fineesit, birit të tij, që i qe dhënë atij në malin e Efraimit.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.