2. FJALIMI I FUNDIT I JOZUEHUT
Jozuehu bën një përmbledhje të shkurtër të veprës së vet
1Kishte kaluar shumë kohë që kur Zoti i kishte dhënë Izraelit paqe prej të gjithë popujve që e rrethonin. Jozuehu tashmë ishte shumë i moçëm dhe kishte arritur pleqërinë e thellë.
2Atëherë Jozuehu thirri mbarë Izraelin: pleqtë prijësit, gjyqtarët dhe udhëheqësit e tyre e u tha: “Unë tashmë u plaka dhe kam hyrë në moshë të thellë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ju patë gjithçka u bëri Zoti, Hyji juaj, të gjitha këtyre kombeve dhe si luftoi Ai për ju.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ja, me short jua ndava fiseve tuaja për pronë kombet që mbetën gjallë dhe ato që i zhduka, që nga Jordani e deri në Detin e Madh, në perëndim.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Zoti, Hyji juaj, do ti shpërndajë dhe do ti zhdukë prej faqes suaj dhe ju do ta merrni për pronë tokën e tyre, siç jua ka premtuar”.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Sjellja mes popujve të huaj
6“Veçse jini të fortë e të qëndrueshëm në zbatimin e të gjithave që janë shkruar në Librin e Ligjit të Moisiut dhe mos u bëni lak as djathtas as majtas.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Mos u përzieni me popujt që mbetën ndër ju, mos u përbetoni në emër të hyjnive të tyre dhe mos u shërbeni as mos i adhuroni.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Qëndroni besnikë Zotit, Hyjit tuaj, siç keni bërë deri Tani.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Zoti dëboi para fytyrës suaj popuj të mëdhenj e tejet të fortë dhe asnjë popull nuk mundi t’ju qëndrojë përballë:
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10një jush vë në të ikur një mijë armiq, sepse Zoti, Hyji juaj, lufton për ju siç ju është zotuar!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Porse këtë gjë ruajeni me kujdesin më të madh: duajeni Zotin, Hyjin tuaj!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Por në qoftë se do ti miratoni gabimet e këtyre popujve që mbetën ndër ju, dhe do të përzieni me ta martesa e do të lidhni miqësi,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13dijeni që tani se Zoti, Hyji juaj, nuk do ti zhdukë para fytyrës suaj, por do të jenë për ju rrjetë, gropë, lak, frushkull për shpinën tuaj, ferrë për sytë tuaj derisa t’ju shpërndajë prej kësaj toke të mrekullueshme që jua dha.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ja, unë sot po nisem për atë rrugë që do ta rrahë çdo krijesë! Pranojeni me gjithë zemër se asnjë prej premtimeve të mira që ju ka bërë Zoti, nuk ka shkuar huq!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Pra, sikurse çoi në vend gjithçka premtoi e erdhën të gjitha ato të mira, po ashtu do të çojë mbi ju të gjitha të këqijat me të cilat është kërcënuar derisa t’ju zhdukë nga kjo tokë e mirë që jua dhuroi.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Nëse do ti shmangeni Besëlidhjes së Zotit, Hyjit tuaj, që jua ka urdhëruar, e do tu shërbeni hyjnive të huaja dhe do ti adhuroni ato, do të ndizet flakë kundër jush zemërimi i Zotit, do të zhdukeni shpejt prej kësaj toke të mrekullueshme që jua dhuroi Zoti”.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.