III. FUNDI I MISIONIT TË JOZUEHUT
1. KTHIMI I FISEVE TË LINDJES. ÇËSHTJA E LTERIT TË TYRE
Lëshimi i fiseve përtejjordanase
1Atëherë Jozuehu grishi rubenasit e gadasit dhe gjysmën e fisit të Manaseut
2e u tha: “Bëtë gjithçka ju ka urdhëruar Moisiu, shërbëtori i Zotit. Edhe mua më dëgjuat gjithçka ju urdhërova.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Dhe gjatë këtyre ditëve të shumta deri më sot nuk i latë vëllezërit tuaj: e mbajtët urdhërimin e Zotit, Hyjit tuaj!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4E, pasi Zoti, Hyji juaj, ua dha vëllezërve tuaj qetësinë dhe paqen, ashtu sikurse edhe ua pat premtuar, tani kthehuni e shkoni në tendat tuaja e në pronën tuaj që jua dha Moisiu, shërbëtori i Zotit, përtej Jordanit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Porse kini kujdes të madh që ti ruani e ti zbatoni urdhërimet dhe Ligjin që jua urdhëroi Moisiu, shërbëtori i Zotit: duani Zotin, Hyjin tuaj, dhe ecni në të gjitha udhët e tija. Mbani urdhërimet e tija. Qëndroni Atij besnikë dhe shërbejini me gjithë zemër e me gjithë shpirt”!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Atëherë Jozuehu i bekoi dhe i la të shkonin. Ata u kthyen në tendat e tyre.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Edhe gjysmës së fisit të Manaseut Moisiu ua kishte dhënë pronën në Basan. Prandaj gjysmës tjetër Jozuehu i dha me short pjesën e trashëgimit në mes të vëllezërve të tyre përtej Jordanit, në anën e tij të perëndimit. Duke i përcjellë që të shkonin në tendat e tyre, Jozuehu i bekoi
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8dhe u tha: “Me pasuri të shumta po ktheheni në shtëpitë tuaja: me argjend, me ar, me bronz e me hekur dhe me petka të llojllojshme: ndajeni me vëllezërit tuaj prenë që ua rrëmbyet armiqëve”.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ngritja e një lteri në bregun e Jordanit
9Bijtë e Rubenit, bijtë e Gadit e gjysma e fisit të Manaseut u kthyen dhe u nisën prej bijve të Izraelit nga Siloja, në tokën e Kanaanit, për tu kthyer në Galaad, në tokën e pronës së vet, që e kishin marrë sipas urdhrit të Zotit nëpër dorë të Moisiut.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Kur arritën në Leqet e Jordanit, në tokën e Kanaanit, në brigjet e Jordanit ndërtuan një lter të madh që shihej së largu.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kur dëgjuan bijtë e Izraelit se rubenasit, gadasit dhe gjysma e fisit të Manaseut kishin ndërtuar një lter nga krahina e tokës së Kanaanit te Leqet e Jordanit përballë bijve të Izraelit,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12u bashkuan të gjithë në Silo për të shkuar e për të luftuar kundër tyre.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Qortime drejtuar fiseve përtej Jordanit
13Ndërkaq dërguan tek ata në tokën e Galaadit Fineesin, birin e Eleazarit prift.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Me të dërguan edhe dhjetë prijës, prej secilit fis nga një. Secili ishte kryetar i vëllazërive të Izraelit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Këta shkuan te bijtë e Rubenit, të Gadit e të gjysmës së fisit të Manaseut në tokën Galaad dhe u thanë:
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16“Ja çju thotë mbarë bashkësia e Zotit: Çdo të thotë kjo shmangie juaj? Pse e latë Zotin, Hyjin e Izraelit, e ndërtuat një lter shenjtdhunim dhe u larguat nga adhurimi i Tij?
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17A ju duket pak mëkati i Fegorit, dënga e së cilës emnesë ende mbetet në ne, i cili solli vdekjen në bashkësinë e Zotit?
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18E ju sot prapë e latë Zotin dhe u çuat kundër Zotit. Nesër zemërimi i tij do të ndizet flakë kundër mbarë bashkësisë së Izraelit.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Në qoftë se jua merr mendja se toka e trashëgimit tuaj është e papastër, atëherë kaloni në tokën e pronës së Zotit, ku është Banesa e Zotit, dhe banoni ndër ne! Mjaft që të mos ngrini kokë kundër Zotit dhe të mos na bëni edhe ne të çohemi kundër Zotit duke ndërtuar lter tjetër përveç lterit të Zotit, Hyjit tonë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20A nuk qe vetëm Akani, biri i Zaresë, që shkeli urdhrin e Zotit lidhur me “mallkimin”, e hidhërimi i Zotit rëndoi mbi mbarë bashkësinë e Izraelit? Ai s’qe një njeri i vetëm; oh, sikur të kishte mbaruar vetëm ai për fajin e vet”!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përligjja i fiseve përtej jordanase
21Bijtë e Rubenit, të Gadit e të gjysmës së fisit të Manaseut iu përgjigjën prijësve të dërgatës së Izraelit:
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22“Zoti, Hyji i gjithëpushtetshëm, Hyji i gjithëpushtetshëm Zot e di mirë, por le ta marrë vesh edhe Izraeli: nëse e ndërtuam këtë lter me shpirt kryengritjeje dhe kundërshtimi ndaj Zotit, le të mos na ndihmojë, por të na ndëshkojë tani;
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23e nëse e bëmë me mendim që të largohemi prej Zotit për të kushtuar fli shkrumbimi, fli kushtimore bimore ose fli pajtimi mbi këtë lter: le të shohë vetë Zoti e le të gjykojë.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Në të vërtetë ne e bëmë këtë gjë prej shqetësimit dhe mendimit që na ka mbërthyer, sepse nesër fëmijët tuaj do tu thonë fëmijëve tanë: Çfarë keni së bashku ju me Zotin, Hyjin e Izraelit?
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Zoti vuri kufi ndërmjet nesh e jush, o bijtë e Rubenit e bijtë e Gadit, lumin Jordan! Prandaj ju skeni pjesë më Zotin! Kështu bijtë tuaj do ti bënin bijtë tanë të largohen e të mos e kenë frikë Zotin. Këndej edhe menduam se është më mirë
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26e thamë: Të ndërtojmë një lter, jo për fli shkrumbimi e fli theroreje,
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27por për dëshmi ndërmjet nesh e jush, ndërmjet bamit tonë e bamit tuaj, dhe se kemi të drejtë të kushtojmë fli shkrumbimi, therore e fli pajtimi që assesi të mos u thonë bijtë tuaj bijve tanë në të ardhmen: Ju nuk keni pjesë më Zotin!
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28E nëse do tu thonë, le t’iu përgjigjen: Ja, trajta e lterit të Zotit që e punuan etërit tanë, jo për fli shkrumbimi e therore, por për dëshmi ndërmjet nesh e jush!
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Larg nesh mendimi se duam të çohemi kundër Zotit e ti kthejmë atij shpinën duke ndërtuar lter për fli shkrumbimi, therore e fli kushtimi, përveç lterit të Zotit, Hyjit tonë, që është pranë Banesës së tij”.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përkimi i rivendosur
30Kur i dëgjuan këto fjalë prifti Finees dhe prijësit e dërgatës së izraelitëve që ishin me të, u qetësuan dhe fjalët e bijve të Rubenit, të Gadit e të gjysmës së fisit të Manaseut i pranuan me shumë kënaqësi.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Fineesi prift, biri i Eleazarit, u tha: “Tani po e marrim vesh se Zoti është me ne, sepse nuk e paskeni bërë këtë shëmtim dhe i paskeni çliruar bijtë e Izraelit prej dorës së Zotit”.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Fineesi bashkë me prijësit u kthye prej bijve të Rubenit e të Gadit prej tokës së Galaadit në tokën e Kanaanit te bijtë e Izraelit dhe u treguan gjithçka.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Të gjithë dëgjuesve u pëlqeu përgjigjja dhe bijtë e Izraelit i dhanë lavdi Hyjit, dhe hoqën nga mendja që ti sulmojnë e ta shkretojnë me luftë vendin në të cilin banonin bijtë e Rubenit e të Gadit.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Bijtë e Rubenit e bijtë e Gadit lterit që kishin ndërtuar, ia ngjitën emrin: Dëshmitar. Sepse thanë: “Është Dëshmitar ndër ne se Zoti është Hyj”.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.