Qytetet e levitëve
1Kryetarët e familjeve të Levit shkuan tek Eleazari prift, te Jozuehu, biri i Nunit, e te prijësit e vëllazërive të të gjitha fiseve të bijve të Izraelit
2biseduan me ta në Silo, në tokën e Kanaanit. U thanë: “Zoti urdhëroi me anë të Moisiut që të na jepen qytetet për të banuar dhe rrethinat e tyre për të kullotur bagëtitë”.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Bijtë e Izraelit ua dhanë levitëve prej pronave të veta, siç kishte urdhëruar Zoti, ato qytete me rrethinat e tyre.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4U hodh shorti për familjet e Kaatit: bijve të Aronit prift, u ranë me short trembëdhjetë qytete prej fiseve të Judës, të Simonit e të Beniaminit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Të tjerëve bijve të Kaatit, domethënë levitëve, u ranë me short dhjetë qytete prej fiseve të Efraimit, të Danit e të gjysmës së fisit të Manaseut.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kurse bijve të Gersonit shorti u ra të marrin trembëdhjetë qytete prej fiseve të Isaharit, të Aserit e të Neftaliut dhe të gjysmës së fisit të Manaseut në Basan.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Bijve të Merariut, sipas vëllazërive të tyre, u takuan dymbëdhjetë qytete prej fiseve të Rubenit, të Gadit e të Zabulonit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Bijtë e Izraelit ua dhanë levitëve ato qytete me rrethinat e tyre, siç kishte urdhëruar Zoti me anë të Moisiut, me short.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pjesa e Kaatasve
9Prej fiseve të bijve të Judës e të Simonit iu dhanë qytetet si më poshtë, të caktuara me emër,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10bijve të Aronit, prej familjeve të Kaatasve të fisit të Levit, - sepse shorti i parë ra mbi ta.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kariatarbe /d. m. th. Qyteti i Arbeut/, babait të Enakut, që quhet Hebron, në malin e Judës, me kullotat e rrethinës së tij.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kurse fusha me fshatrat e saj i ishte dhënë më parë për pronë Kalebit, birit të Jefoneut.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Të bijve të Aronit prift u ra qyteti strehim i Hebronit dhe rrethinat e tija, Lebnami me rrethinat e tija,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Jeteri e Estemoja,
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Holoni, Dabiri,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Aini, Jeta, Betsamesi me rrethinat e tyre: nëntë qytete prej këtyre dy fiseve.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kurse prej fisit të Beniaminit: Gabaoni, Gabaja,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Anatoti, Almti me rrethinat e tyre: katër qytete.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Të gjitha qytetet e bijve të Aronit prift: trembëdhjetë me rrethinat e tyre.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Kurse levitëve të tjerë prej familjeve të bijve të Kaatit, u qe dhënë kjo pronë:
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Prej fisit të Efraimit: qyteti strehim i Sikemit me rrethinat e tija në malet e Efraimit dhe Gazeri,
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Cibsaimi, Betoroni me rrethinat e tyre: katër qytete.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Kurse prej fisit të Danit: Eltecja, Gebatoni,
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Ajaloni, Getremoni me rrethinat e tyre: katër qytete.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Kurse prej gjysmës së fisit të Manaseut: Tanaku e Getremoni me rrethinat e tyre: dy qytete.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Bijve të Kaatit, të shkallës më të ulët, u dhanë të gjitha së bashku dhjetë qytete me rrethinat e tyre.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pjesa e Gersonajve
27Kurse bijve të Gersonit, familjeve levite, u dhanë prej gjysmës së fisit të Manaseut: qytetin strehim Gaulonin, në Basan, dhe Astarotin me rrethinat e tyre: dy qytete.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Kurse prej fisit të Isaharit: Cezionin, Daberetin,
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Jaramotin, Enganimin me rrethinat e tyre: katër qytete.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Prej fisit të Aserit: Masalin, Abdonin,
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Helkatin e Rohobin me rrethinat e tyre: katër qytete.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Prej fisit të Neftaliut: qytetin strehim Cedesin, në Galile, Amotdorin, Kartanin me rrethinat e tyre: tri qytete.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Të gjitha qytetet e familjeve të Gersonit: trembëdhjetë me rrethinat e tyre.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pjesa e bijve të Merariut
34Bijve të Merariut, levitëve të shkallës më të ulët, sipas vëllazërive të tyre, u qenë dhënë prej fisit të Zabulonit: Jeknaami, Karta,
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Remona, Naaloli: katër qytete me rrethinat e tyre.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Prej fisit të Rubenit, përtej Jordanit, përballë Jerikut, qyteti strehim i Bosorit në rrafshinën e shkretëtirës, Jasa, Kademoti, e Mefaati: katër qytete me rrethinat e tyre.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Prej fisit të Gadit qyteti strehim i Ramotit, në Galaad, Mahanaimi, Heseboni e Jazeri: katër qytete me rrethinat e tyre.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Të gjitha qytetet e bijve të Merariut sipas vëllazërive të tyre, levitëve të tjerë, dymbëdhjetë qytete.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Kështu, pra, të gjitha qytetet e levitëve në pronën e bijve të Izraelit qenë dyzet e tetë
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40me rrethinat e tyre, secili qytet me kullotat e veta përreth.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Zoti ia dha Izraelit mbarë tokën për të cilën u ishte përbetuar etërve të tyre se do tua jepte dhe e bënë pronë të veten e banuan në të.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Dhe Zoti u dha qetësi sipas të gjitha përbetimeve që ua kishte bërë etërve të tyre. Asnjë prej armiqve të tyre nuk pati guximin tu dilte përballë, por të gjithë i vuri nën sundimin e tyre.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Asnjë prej të gjitha premtimeve që i bëri Zoti shtëpisë së Izraelit, nuk mbeti pa shkuar në vend: u plotësuan që të gjitha.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.