Samsoni i djeg të korrat e filistenjve
1Pas do kohe, kur ishte koha e korrjes së grurit, Samsoni shkoi për të parë gruan e vet dhe i solli për dhuratë një kec. Kur deshi të hyjë tek ajo, ia ndaloi i ati i saj
2duke thënë: »Mendova se nuk e do më dhe prandaj ia dhashë për grua mikut që të shoqëroi; por ajo ka motrën e vet që është më e re dhe më e bukur se ajo: merre për grua në vend të saj.«
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Samsoni iu përgjigj: »Kësaj here s’do të kem faj ndaj filistenjve nëse do t’u bëj ndonjë të keqe.«
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Atëherë Samsoni shkoi dhe i zuri treqind dhelpra, i lidhi bisht për bisht, e në dy bishtat e lidhur vuri një pishë,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5i ndezi zhublat dhe i lëshoi dhelprat në të mbjella të filistenjve. Ua dogji si grurin në shtrega si grurin e pakorrur ende, zjarri përlau po ashtu edhe vreshtat e ullishtat.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Filistenjtë pyetën: »Kush do ta ketë bërë këtë gjë?« U qe thënë: »Samsoni, dhëndri i Tamnateut që ia mori gruan e ia dha një tjetri, e ka bërë këtë gjë.« Atëherë filistenjtë shkuan dhe e dogjën si gruan, ashtu edhe babain e saj.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Atyre Samsoni u çoi fjalë: »Pasi bëtë ashtu, unë nuk do të pushoj derisa t’ju hakmerrem.«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8I vrau e i copëtoi e bëri kërdi në ta dhe mandej shkoi të jetojë në shpellën e qetës Etam.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Nofulla e gomarit
9Prandaj filistenjtë erdhën në Judë dhe aty ngulën fushimin, dhe ushtria e tyre u shpërnda deri në Lehi /d.m.th. Nofull/.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Njerëzit prej fisit të Judës u thanë: »Pse keni ardhur kundër nesh?« Ata u përgjigjën: »Erdhëm për ta lidhur Samsonin e për t’ia bërë siç na e bëri ai neve.«
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Atëherë zbritën tri mijë burra prej fisit të Judës te shpella e qetës Etam dhe i thanë Samsonit: »Po a nuk e di se filistinët na sundojnë? Përse na e bëre këtë punë?« E ai iu përgjigj: »Siç ma kanë bërë ata mua, ua kam bërë edhe unë.«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12I thanë: »Kemi ardhur të të lidhim e të të dorëzojmë te filistinët.« U përgjigj: »Më bëni be se nuk do të më vrisni.«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13I thanë: »Nuk do të të vrasim, por do të të dorëzojmë të lidhur.« E lidhën me dy teje të reja dhe e morën prej qetës Etam.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Kur arritën në Lehi dhe, ndërsa filistenjtë duke bërtitur prej gëzimit po i dilnin përpara, shpirti i Zotit e pushtoi Samsonin dhe, sikur këputen fijet e lirit të djegura prej zjarrit, u këputën e ranë litarët me të cilët ishin të lidhura duart e tija.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Si i shkuan sytë në një nofull të freskët gomari, e kapi me dorë, solli në ta e i vrau një mijë vetë
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16e tha: »Me nofull gomari mogilë i bëra! Me fulqi gomari vrava një mijë burra!«
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kur e kreu këtë këngë, i dha krah nofullës së gomarit dhe atë vend e quajti: Ramatlehi (që do të thotë: Lartësimi i Nofullës)
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18I djegur nga etja, iu lut Zotit e tha: »Ti bëre me anë të shërbëtorit tënd një shpëtim kaq të madh e një fitore, a thua tani do të vdes etjeje e do të bie në duar të rrethpaprerëve?«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Atëherë Hyji e hapi gropën që është në Lehi dhe buroi uji. Samsoni piu, e përtëriti shpirtin dhe rifitoi fuqinë. Prandaj ai burim u quajt Burimi i Lutësit. Është në Lehi edhe sot e kësaj dite.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Samsoni qe gjykatës në Izrael në kohën e filistinëve për njëzet vjet.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.