Ngjarja me derën e Gazës.
1Mandej Samsoni shkoi në Gazë. Aty pa një grua lavire dhe hyri tek ajo.
2Gazasve u lajmëruan se Samsoni kishte hyrë në qytet. E rrethuan dhe i vunë pritën në derën e qytetit. Gjithë natën ndenjën qetë e prisnin që, pasi të zbardhte drita, ta vrisnin duke dalë prej qytetit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Samsoni fjeti deri në mesnatë e atëherë u ngrit prej andej, e kapi derën e qytetit me gjithë shtatka e shula, i hodhi në krah dhe i çoi në majë të malit që është kundruall Hebronit.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Samsoni tradhtohet prej Dalilës
4Mandej Samsoni zuri mikeshë një grua që jetonte në luginën e Sorekut. Ajo quhej Dalilë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Erdhën tek ajo krerët e filistinëve e i thanë: »Tradhtoje dhe nxirrja në se ka gjithë atë fuqi, zbuloje si do të mund ta zotërojmë, ta lidhim e ta mposhtim. Nëse na e bën këtë, do të të japim secili nga një mijë e njëqind para argjendi.«
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Këndej edhe Dalila i tha Samsonit: »Po të lutem, më trego ku të qëndron gjithë ajo fuqi dhe si do të mund të lidhesh e të zotërohesh?«
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Samsoni iu përgjigj: »Po të më lidhnin me shtatë kordha harku të freskëta që nuk janë tharë ende, do të më mungonte fuqia e do të bëhesha si njerëzit e tjerë.«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Atëherë princat e filistinëve ia sollën shtatë litarët siç kishte thënë: Me ta e lidhi Samsonin,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9kurse prita rrinte fshehur në dhomën e saj. Ajo e thirri: »Samson, të sulmuan filistinët!« Por ai i këputi litarët, siç e këput kushdo fijen e perit të dredhur të lirit pasi ta ketë djegur zjarri. Dhe nuk mund e hetuan se ku qëndron fuqia e tij.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Por Dalila i tha: »Qe, më gënjeve e nuk ma tregove të vërtetën. Së paku tash më trego me se duhet të lidhesh.«
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ai iu përgjigj: »Po qe se do të më lidhnin me litarë të rinj që nuk janë përdorur kurrë, do të bëhesha i ligësht dhe i ngjashëm me njerëzit e tjerë.«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Dalila e lidhi përsëri me ta dhe e thirri: »Samson, t’u sulën filistinët!«, e në dhomë i kishte bërë gati pritarët. Por ai i këputi litarët aq lehtë si të kishin qenë fije peri.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Dalila i tha përsëri: »Deri kur do të më gënjesh e do të më rresh? Më trego me se duhet të lidhesh. »Në qoftë se të shtatë bishtalecat e gërshetuar të kokës sime i kalon nëpër liq dhe i rreh me shpatë të tezgjahut, do të humb forcën e do të bëhem si njerëzit e tjerë.«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ajo e vuri të flejë, kaloi shtatë bishtalecat e gërshetuar të kresë së tij nëpër liq, i rrahu me shpatëz dhe i thirri: »Samson të kapën filistinët!« Ai u zgjua, dhe i nxori shpatë, bërdilë e liq!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Atëherë Dalila i tha: »Pse thua se më dashuron, kur zemra jote s’është me mua? Tri herë rresht më gënjeve e nuk deshe të më kallëzosh ku qëndron fuqia jote e madhe.«
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Pasi u mërzit dhe për shumë ditë rrinte duke e ngacmuar vazhdimisht dhe duke mos ia ndarë të keqen, ia këputi shpirtin dhe e molisi për vdekje.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Atëherë ia zbuloi krejtësisht zemrën e vet. I tha: »Brisk rrues askurrë nuk ka kaluar mbi kryet tim, sepse jam »nazaré« - i shuguruar Hyjit qysh në kraharorin e nënës sime. Po të rruhej koka ime, do të largohej prej meje fuqia ime e do të bëhesha i ligësht si çdo njeri tjetër.«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Kur pa Dalila se ia kishte hapur krejtësisht zemrën e tij, çoi t’i thërrisnin krerët e filistinëve e u tha: »Ejani vetëm edhe kësaj here, se tani ma ka zbuluar krejt zemrën e vet.« Ata erdhën e me vete i morën paratë, që ia kishin premtuar.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Ajo e vuri në gjumë mbi gjunjët e vet, thirri një rrustar dhe ia rroi shtatë bishtalecat e tij e zuri ta vërë në lojë: sepse forca u largua menjëherë prej tij.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Atëherë bërtiti: »Samson, të kapën filistinët!« Kur i doli gjumi tha vetë me vete: »Do t’ia dal si bëra më parë e do të çlirohem«, sepse nuk e dinte që Zoti ishte larguar prej tij.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21E kapën filistenjtë, ia nxorën sytë dhe e çuan në Gazë. E lidhën me dy palë hekura të bronzta dhe e ndryenë në burg. Aty sillte gurin e mullirit.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Hakmarrja dhe vdekja e Samsonit
22Ndërkaq flokët që ia kishin rruar, filluan t’i rriten.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Prijësit filistenj ishin mbledhur së bashku për t’i kushtuar fli të madhërueshme Dagonit, zotit të tyre, dhe për t’u gostitur. Thoshin: »Zoti ynë na lëshoi në dorë armikun tonë, Samsonin!«
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Po edhe populli, kur e pa, lëvdonte zotin e vet dhe i thoshte po ato fjalë: »Zoti ynë na e dorëzoi kundërshtarin tonë që shkretoi tokën tonë dhe vrau shumë prej tanëve.«
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Tashti, pasi u bënë në qejf, kërkuan të sillej Samsoni e të bënte lojëra para tyre. E prunë prej burgut dhe ai po luante para tyre. E bënë të zërë vend ndërmjet dy shtyllave.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Ky i tha djaloshit që e merrte për dore: »Më lër t’i prek shtyllat, në të cilat pushon shtëpia, të mbështetem e të pushoj sa një fije.«
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27E shtëpia ishte plot me trima e me gra; ishin aty të gjithë paria e filistenjve, po edhe nga pullazi rreth tri mijë vetë, burra e gra, e shikonin Samsonin tek po luante.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Samsoni iu lut Zotit e tha: »O Zot, Hyj, të të bjerë ndër mend për mua! Ma kthe vetëm edhe kësaj here forcën e mëparshme, o Hyj, që t’u hakmerrem filistenjve njëherë për të dy sytë e mi!«
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29I kapi dy shtyllat e mesme, mbi të cilat mbështetej shtëpia, njërës i vuri dorën e djathtë e tjetrës të majtën, e
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30tha: »Le të mbarojë jeta ime me filistenj!« Dhe i tundi për së forti shtyllat, shtëpia ra përmbi të gjithë prijësit e mbi mbarë popullin që ishte brenda. Duke vdekur vrau më shumë sesa kishte vrarë më parë sa ishte gjallë.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Atëherë zbritën vëllezërit e tij e mbarë farefisi, e morën trupin e tij dhe e varrosën ndërmjet Sarasë e Estaholit, në varrin e t’et, Manuehut. Për njëzet vjet qe gjyqtar i Izraelit.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.