III. LUTJE PËR NDËRMJETËSIM HYJNOR
Titulli
1Lutja e profetit Habakuk. Me melodinë e ankimeve.
Hyrje. Përlutje
2Dëgjova, o Zot çthuhet për ty, tmerr, o Zot, më ngjall vepra jote! Përsërite në ditët tona, në ditët tona nxirre në pah! Kur të zemërohesh, mos harro i mëshirshëm të jesh!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Teofania. Ardhja e Zotit
3Prej Temanit do të vijë Hyji, Shenjti prej malit Paran. Madhëria e tij e mbulon qiellin, plot është toka me Lavdinë e tij!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Shkëlqimi i tij është porsi drita, lëshojnë rreze duart e tija: aty fshihet fuqia e tij!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ecën vdekja para tij, gjurmët e tija i ndjek murtaja!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kur i Amshueshmi për rrugë niset, në këmbë ngrihet, shikimin lëshon, toka trandet, kodrat përkulen e popujt poshtë bien!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7I pashë ngushtë çadrat e Kushanit, dridhen tendat e dheut të Madianit!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Luftimi i Zotit
8Pse, a në lumenj u hidhërove, o Zot? Zemërimi yt kundër lumenjsh, zemërimi yt, thua, kundër detit, që po hipën mbi kuajt e tu, mbi karrocat e tua ngadhënjyese?
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Vrik e nxore harkun tënd, me shigjeta mbush kukurrën tënde! - Pauzë Me lumenj tokën e ndan,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10të panë malet e i kapën dhimbjet! Derdhin retë shi me stuhi, humnera lëshoi vigmën e vet e lart i ngriti duart e veta.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Diell e hënë në banesë të vet ndryhen, strukën prej dritës së shigjetave të tua, prej shkëlqimit të heshtës sate vetëtuese!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Idhshëm tokës pash më pash i bie, me furi kombet i shtyp.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Dole popullin tënd të shpëtosh, ta shpëtosh të shuguruarin tënd. Kulmin e shtëpisë ia shembe të patenzonit, deri në shkëmb ia zbulove themelet.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pauzë
14Me heshtë ia shpove prijësin e ushtrisë që si stuhi erdhi të më shfarosë e kënaqeshin sikurse ai që e përpin fshehtas skamnorin.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Kuajve të tu nëpër det ua hape udhën nëpër baltë të ujërave të mëdha.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përfundimi: frikë njerëzore e besim në Hyjin
16Dëgjova e mu dridh zemra, në atë zë m’u dridhën buzët. Kalbësira në eshtra më përshkohet, Dhe mua më dridhen këmbët. Do të pushoj kur dita e zezë t’i vijë popullit që më pushton!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Fiku më nuk do të lulëzojë, fryt në hardhi më nuk do të ketë, nuk do të japë fruta ulliri, nuk do të japin ushqim arat, zbrazët do të mbesë vatha pa dele, në katua gjedhi nuk do të pëllasë!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Kurse unë do të gëzoj në Tenzonë, do të gëzoj në Hyjin, Shëlbuesin tim!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Zoti Hyj është forca ime, do të m’i bëjë këmbët si të kaprollit e do të më çojë në malet e larta! Për mjeshtrin e korit. Përcjellja: vegla muzikore me kordha.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.