Të gjithë kapitujt

Sofonia · Kapitulli 1

Titulli, I. DITA E ZOTIT NË JUDE, etj.

18 vargje

Titulli

1Fjala e Zotit që i qe drejtuar Sofonisë, birit të Kusit, birit të Godolisë, birit të Amarisë, birit të Ezekisë, në ditët e Jozisë, birit të Amonit, mbretit të Judës.

I. DITA E ZOTIT NË JUDE

Ngjarje kozmike

2“Gjë pa shqimur nuk do të lë përmbi faqen e dheut - thotë Zoti.

3Do të shfarosë njeri e kafshë, do t’i zhduk shpendët e qiellit e peshqit e detit, do t’i shkallmoj të patenzonët farën njerëzve do t’ua tres mbi tokë, - thotë Zoti.

Kundër nderimit të hyjnive të huaja

4Kundër Judës do ta ngre dorën e mbi të gjithë banorët e Jerusalemit, do t’i zhduk nga vendi tepricat e Baalit, emrin e rojtarëve e të priftërinjve të tij

5edhe ata që mbi pullaze adhurojnë ushtritë qiellore, ata që adhurojnë e në Zotin përbetohen, por që përbehen edhe në Melkolmin,

6ata që se ndjekin Zotin, që me Zotin nuk këshillohen e që atë nuk e kërkojnë.

7Heshtni para Zotit Hyj, sepse është afër Dita e Zotit! Gati e bëri Zoti një therore e i shenjtëroi të grishurit e vet!

Kundër të mëdhenjve të oborrit mbretëror

8Do të ndodhë Ditën e flijimit të Zotit: Do t’i ndëshkoj princat, bijtë e mbretërve e të gjithë ata që vishen me petka të huajsh,

9do ti ndëshkoj të gjithë ata që me krenari e kapërcejnë pragun, që e mbushin shtëpinë e zotërisë së vet me fajësi e me dredhi.

Kundër tregtarëve të Jerusalemit

10Po atë ditë - është fjala e Zotit - do të shpërthejë klithma nga Dera e Peshkut edhe britma nga Qyteti i Ri e nga Kodrat një poterë e madhe!

11Ulëritni, banorët e Shterës, se sharroi mbarë populli i Kanaanit, mbaruan me argjend të ngarkuarit!

Kundër atyre që nuk besojnë

12Po atë ditë me kandil do ta kërkoj Jerusalemin e do t’i ndëshkoj njerëzit që shtrihen mbi draun e vet e u thotë mendja: ‘Zotynë nuk është në gjendje të bëjë mirë as të bëj keq!’

13Pasuria do tu rrëmbehet, shtëpitë e tyre do të rrënohen. Ata shtëpi do të ndërtojnë, porse në to nuk do të banojnë, ata vreshta do të mbëltojnë, porse verën s’do tua pinë!

Dita e Zotit

14U afrua Dita e madhe e Zotit, afër është, me hapa të shpejtë po vjen! I hidhur është zëri i Ditës së Zotit: në të i forti ngushtë do të jetë!

15Ditë hidhërimi ajo ditë, ditë travaji e ngushtice! Ditë shkretimi e shkatërrimi, ditë errësire edhe terri! Ditë mjegulle e thellimi!

16Ditë borie e kushtrimi, kundër qyteteve qyteza, kundër pirgjeve të larta në kënde!

17Në ngushticë të madhe do ti vërë njerëzit, do të ecin si të ishin të verbër kundër Zotit pse mëkatuan! Gjaku i tyre do të derdhet si pluhur, porsi plehu rropullitë e tyre!

18Nuk do të mundet ti shpëtojë ari as argjendi i tyre. Ditën e zemrimit të Zotit me zjarrin e zellit të tij do të shkatërrohet toka mbarë. Me nxitim do t’i shfarosë të gjithë ata që e banojnë tokën!