1Dhe meqenëse Ligji ka vetëm hijen e të mirave të ardhshme dhe jo realitetin e vet sendeve, s’mundet kurrë, që me fli të cilat - vit për vit, gjithmonë të njëjtat - vazhdimisht kushtohen, t’i përsosin ata që i afrohen Hyjit.
2Vallë, a nuk do të kishin pushuar të kushtohen, shi pse, ata që i ushtrojnë veprat e kultit, të pastruar njëherë, nuk do të kishin më kurrfarë ndjenje se gjenden në mëkat?
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Por me anë të tyre përkujtohen mëkatet vit për vit.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Sepse është e pamundshme që gjaku i mëzetërve dhe i cjepve t’i shlyejë mëkatet.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Për këtë arsye Krishti duke hyrë në botë, thotë: »Fli e kusht ti nuk deshe, por ma bëre gati trupin;
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6holokaustet dhe flitë për mëkate nuk të pëlqyen.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Atëherë thashë: ‘Ja, po vij!’ sepse për mua shkruan në rrotullin e librit: ‘Për ta kryer, o Hyj, vullnetin tënd!«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Pasi tha më lart: »Flitë e kushtet, holokaustet dhe flitë për mëkate nuk të pëlqyen dhe nuk i deshe« - e pra, flitet për fli të urdhëruara prej Ligjit -
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9thotë pastaj: »Ja, po vij për të kryer vullnetin tënd!« kështu shfuqizon kultin e parë për të vendosur të dytin.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Në fuqi të këtij vullneti kemi qenë shenjtëruar me anë të flijimit të trupit të Jezu Krishtit njëherë e përgjithmonë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Dhe, ndërsa çdo prift tjetër qëndron gati për çdo ditë për të kryer shërbesën e kultit dhe shpesh kushton po të njëjtat fli - të cilat assesi s’mund t’i shlyejnë mëkatet -
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Krishti, përkundrazi, duke pasë kushtuar për mëkate vetëm një fli të vetme rri përgjithmonë në të djathtën e Hyjit,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13dhe qysh atëherë pret vetëm që armiqtë e tij të vihen shtrojë e këmbëve të tija.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Dhe, vërtetisht, me një kusht të vetëm i përsosi për amshim të shenjtëruarit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Këtë gjë na e dëshmon edhe Shpirti Shenjt. Dhe njëmend, pasi tha:
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16»Kjo është Besëlidhja me të cilën do të lidhem me ta mbas këtyre ditëve - thotë Zoti - ligjet e mia do t’i thadroj në zemrat e tyre dhe do t’i shkruaj në shpirtin e tyre,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17nuk do t’i sjell në mend mëkatet e tyre as paudhëritë e tyre.«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Tashti, atje ku u falën mëkatet, nuk ka më kushte për to!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Qortime dhe porosi
19Pra, o vëllezër, duke pasur hyrje të lirë në Shenjtëroren e Shenjtëroreve në fuqi të gjakut të Jezusit,
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20nëpër këtë rrugë të re dhe të gjallë që na e hapi Krishti me anë të tisit, që është korpi i tij;
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21dhe duke pasur një Prift të shkëlqyeshëm në krye të Shtëpisë së Hyjit:
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22t’i afrohemi me zemër të çiltër, me fe të plotë, me shpirt të pastruar nga ndërgjegjja e keqe dhe me trup të larë me ujë të pastër.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Ta ruajmë të palëkundshme dëshminë e shpresës, sepse Ai që i dha premtimet është besnik.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Le të kujdesemi për njëri-tjetrin me qëllim që të nxitemi kah dashuria dhe veprat e mira,
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25dhe të mos i lëmë pas dore mbledhjet tona, si e kanë bërë zakon disa, por t’i japim zemër njëri-tjetrit aq më tepër sa më mirë shihni se po afrohet dita.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Sepse, në qoftë se vullnetisht mëkatojmë mbasi e morëm njohurinë e së vërtetës, nuk ka më fli për mëkate,
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27por vetëm pritje të tmerrshme të gjyqit dhe të vapës së zjarrit që do t’i përpijë kundërshtarët.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Po ndodhi e prishi ndokush Ligjin e Moisiun, vritet pa farë mëshire në bazë të dy apo tre dëshmitarëve.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Merrni me mend sa ndëshkim më të rëndë do të meritojë ai që do ta vërë nën këmbë Birin e Hyjit, ai që do ta bëjë në asgjë gjakun e Besëlidhjes me të cilin ka qenë shenjtëruar, dhe do ta shajë Shpirtin e hirit?
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Sepse e njohim Atë që ka thënë: »Hakmarrja më përket mua, unë do të hakmerrem!« dhe përsëri: »Zoti do ta gjykojë popullin e vet.«
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Është e tmerrshme të bjerë kush në duar të Hyjit të gjallë!
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Le t’iu bien në mend ditët e para kur, posa të ndriçuar, ju deshi të duroni një luftë të madhe mundimesh:
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33tash botërisht të vënë në lojë dhe të salvuar, tash të bërë pjesëtarë në vuajtje me ata që i pësonin të tillat.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Sepse, ju morët pjesë në vuajtjet e të burgosurve dhe me gëzim duruat t’ju rrëmbejnë pasuritë, sepse e dinit se keni një pronë më të mirë dhe të pakalueshme.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Mos e humbni, pra besimin! Ai ka shpërblim të madh!
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Vërtet, keni nevojë për qëndresë që, duke kryer vullnetin e Hyjit, t’i fitoni të mirat e premtuara.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Sepse: »Edhe pak, krejt edhe pak kohë, dhe do të vijë Ai që duhet të vijë - nuk do të vonojë!
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Dhe i drejti im do të jetojë prej fesë, por, nëse bie nga feja, shpirti im nuk do të kënaqet në të.«
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Ne veç, nuk jemi asish që bien nga feja për t’u bjerrë, por asish që besojnë për t’u shëlbuar.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.