Kryeprifti në mënyrë të Melkizedekut
1Në të vërtetë, ky - Melkizedeku - Mbreti i Salemit, Prifti i Hyjit të Tejetlartë, i doli para në takim Abrahamit, që po kthehej nga luftimi pasi i shfarosi mbretërit, dhe e bekoi.
2Këtij Abrahami i dha të dhjetën e të gjithave. Emri i tij në përkthim do të thotë më së pari: »Mbreti i drejtësisë« dhe pastaj edhe: »Mbreti i Salemit« d.m.th. »Mbreti i paqes«.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ky është pa babë, pa nënë, pa brezni; s’ka as fillim as mbarim të jetës - pra, i ngjashëm me Birin e Hyjit - mbetet prift për amshim.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Vëreni, pra, sa i madh duhet të jetë ai njeri, të cilit Abrahami si patriark i dha të dhjetën e më së mirës pjesë të presë!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Vërtet, edhe ata prej bijve të Levit që marrin priftërinë, kanë urdhër nga Ligji të marrin të dhjetat nga populli, d.m.th. nga vëllezërit e vet, edhe pse edhe ata janë pasardhës të Abrahamit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Por ai që nuk është në brezninë e tyre, e dhjetoi Abrahamin dhe e bekoi atë që kishte premtimet.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Dhe është jashtë çdo diskutimi: ai që është më i madh e bekon atë që është më i vogël.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Këtu shto edhe se të dhjetën e mbledhin njerëzit e vdekshëm, ndërsa atje ai, për të cilin dëshmohet se jeton!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Madje, në personin e Abrahamit, pothuajse edhe vetë Levi që merr të dhjetat, dhjetohet,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10sepse ende ishte në ijën e t’et, kur Melkizedeku i doli para në takim Abrahamit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Tashti, po të ishte fituar përkryemëria me anë të priftërisë levitike - sepse në bazë të saj populli e fitoi Ligjin - ç’nevojë atëherë do të kishte qenë të ngritet një tjetër prift në mënyrë të Melkizedekut dhe të mos emërtohej sipas mënyrës së Aronit?
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Dhe s’ka dyshim, në qoftë se ndërrohet priftëria, domosdo ndërrohet edhe Ligji.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Sepse, ai, për të cilin është fjala, është nga një fis tjetër, prej të cilit askush nuk i qe kushtuar lterit.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Dhe dihet se Zotëria ynë vjen nga fisi i Judës, fis ky për të cilin Moisiu nuk tha asgjë lidhur me priftërinj.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Dhe kjo bëhet shumë më qartë, në qoftë se prifti tjetër vihet në mënyrë të Melkizedekut,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16që nuk bëhet prift në fuqi të rregullores së Ligjit të trashëgimisë trupore, por në fuqi të jetës së pashkatërrueshme.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Sepse dëshmohet: »Ti je prift për jetë të jetës në mënyrë të Melkizedekut.«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Këndej zhbëhet rregullorja e mëparshme për shkak të paaftësisë së saj dhe të padobisë,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19- sepse asgjë s’ka përsosur Ligji - dhe shtihet në fuqi shpresa më e mirë, me anë të së cilës i afrohemi Hyjit.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Dhe kjo nuk ndodhi pa përbetim, kurse ata u bënë priftërinj pa përbetim,
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21ndërsa Ky në bazë të përbetimit të Atij që i tha: »U përbetua Zoti dhe nuk do të pendohet: ti je prift për jetë të jetës!«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Në këtë mënyrë Jezusi u bë dorëzani i Besëlidhjes më të mirë.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Për më tepër asi priftërinjsh qenë shumë, sepse vdekja nuk i linte të qëndronin përgjithmonë.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Kurse Ai, mbasi mbetet përgjithmonë, ka priftërinë që nuk kalon kurrë.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Këndej edhe mund t’i shëlbojë plotësisht ata që nëpër Të i afrohen Hyjit - sepse gjithmonë jeton për të ndërmjetësuar për ta.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Vërtet, një Kryeprift i tillë edhe na lypej ta kishim: i shenjtë, i pafajshëm, i panjollë, i ndarë nga mëkatarët dhe më i madhërueshëm se qiejt
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27- i cili s’ka nevojë, sikurse ata kryepriftërinjtë tjerë, të kushtojë si një ditë për ditë fli më parë për faje të veta dhe pastaj për faje të popullit. Këtë Ai e bëri njëherë e përgjithmonë kur e flijoi vetveten.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Ligji në të vërtetë, vë për kryepriftërinj njerëz të nënshtruar dobësive, kurse fjala e betimit - që vjen mbas Ligjit - vë Birin që u bë i përsosur për amshim.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.