I. PJESA E PARË E ISAISË
1. Profeci para luftës Siro-Efraimite
Titulli
1Vegimi i Isaisë, birit të Amosit, që e pa në lidhje me Judën e Jerusalemin në ditët e Ozisë, Joatamit, Akazit e Ezekisë, mbretërve të Judës.
Kundër popullit mosmirënjohës
2Dëgjoni, o qiej, dëgjo, o tokë, sepse Zoti po flet: “Fëmijët i rrita, i burrërova, por ata më përbuzën.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kau e njeh të zotin edhe gomari grazhdin e pronarit të vet, kurse Izraeli nuk njeh, populli im nuk merr vesh.”
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ndëshkimi i Judesë
4Vaj, për popullin mëkatar, për kombin e ngarkuar me faje, për farën e keqe, për bijtë e prishur! E përbuzën Zotin, hyjshmuan Shenjtin e Izraelit, atij ia kthyen shpinën!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Po ku t’ju godas më, që vazhdoni të grumbulloni trathtitë? Çdo kokë është e sëmurë, çdo zemër e molisur!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Prej shputës së këmbës deri në majë të kresë në të vend të shëndoshë nuk ka: por lëndime të mbetura, plagë të çelura, as të spastruara, as të mbështjella, as me vaj të lyera.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Toka juaj e shkretuar, qytetet tuaja të shkrumbuara me zjarr! Arat tuaja ndër sy jua hanë të huajt e shkretohet si në shkretim të armikut.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Bija e Sionit ka mbetur porsi kasollja në vresht, porsi kacafiku në bostan, porsi qyteti i rrethuar.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Sikur Zoti i Ushtrive të mos na e kishte ruajtur farën, do të kishim qenë tashmë porsi Sodoma, Gomorrës do t’i kishim përngjarë!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kundër hipokrizisë fetare
10Dëgjojeni fjalën e Zotit, o prijës të Sodomës! Dëgjoje urdhrin e Hyjit tonë, o populli i Gomorrës!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11“Ç’më duhen flitë tuaja të panumërta?” - thotë Zoti. - “Jam ngopur me fli shkrumbimi deshësh, me dhjamë bagëtish të majura; e gjak demash, qengjash e cjepsh nuk dua!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kur donit të dilni përpara meje, kush i kërkoi këto prej duarve tuaja që të shëtitni nëpër tremet e mia?
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Pushoni së më sjelluri fli të padobi; inat e kam kemin. Hëna e re, e shtuna dhe tubimet... s’duroj dot paudhëri e festime bashkë!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Hënat e reja e festimet tuaja i urren shpirti im, u bënë barrë e rëndë për mua, s’mund t’i duroj më!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Kur i shtrini duart tuaja në lutje, unë i largoj sytë e mi prej jush; edhe nëse i shumoni lutjet tuaja, unë nuk ju dëgjoj. Duart tuaja pikojnë gjak.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Lahuni, pastrohuni, Hiqeni fajësinë tuaj prej syve të mi, pushoni të bëni keq!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Mësoni të bëni vepra të mira: kërkojeni drejtësinë, ndihmoni të shtypurit, jepini të drejtën bonjakut, mbrojeni të vejën!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18“Atëherë, ejani të pleqërohemi” - thotë Zoti. Edhe në qofshin mëkatet tuaja kuq si gjaku, do të bëhen bardhë si bora edhe në qofshin të kuqe si purpuri, do të bëhen porsi leshi.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Nëse doni të më dëgjoni, do t’i gëzoni frytet e tokës;
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20nëse s’do të doni e do të më ngacmoni të hidhërohem, shpata do t’ju përpijë!” Kështu ka thënë goja e Zotit.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vajtim mbi Jerusalemin
21Po si kështu u bë lavire qyteza besnike, plot mirësi! Në të banonte drejtësia, kurse tani - vrasësit!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Argjendi yt është shndërruar në zgjyrë, vera jote është përzier me ujë.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Princat e tu të pabesë, shokë me braca, të gjithë dhuratat po lakmojnë, se ç’po vrapojnë pas interesit. S’i japin të drejtën bonjakut, padia e vejushës as s’del para tyre.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Prandaj kështu thotë Zoti, Hyji i Ushtrive, i Fuqishmi i Izraelit: “Ehu, se çdo të kënaqem mbi kundërshtarët e mi, se çdo të hakmerrem mbi armiqtë e mi!
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Do ta kthej dorën time kundër teje, me fi do ta pastroj zgjyrën tënde, krejtësisht prej teje plumbin do ta zhduk!
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Do ti kthej gjykatësit e tu si dikur, këshilltarët e tu si në kohë të lashta, e atëherë do të quhesh Qyteti i drejtësisë, Qyteza besnike!”
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Sioni do të shpërblehet në saje të drejtësisë e të kthyerit e tij në saje të së drejtës.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Së bashku do të sharrojnë të paudhët e mëkatarët, do të zhduken ata që e lanë Zotin.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kundër lëndëve të shenjta
29Do të turpëroheni për terebentinat që tani i mbani për të shenjtë, do të skuqeni për shpifjet që ju vetë i zgjodhët,
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Sepse, do të bëheni porsi lisi që iu thanë gjethet, dhe porsi prozhmi që pa ujë ka mbetur.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31I forti do të bëhet li, kurse shkëndijë vepra e tij, të dyja së bashku do të digjen, e askush nuk do t’i fikë.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.