Pasardhësi i Davidit
1Një pinjoll do të dalë nga trungu i Jeseut, një pip i zgjedhur do të piptojë nga rrënja e tij.
2Në të do të pushojë shpirti i Zotit, shpirti i urtisë e i dijes, shpirti i këshillave dhe i forcës, shpirti i kuptimit dhe i frikës së Zotit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kënaqësia e tij do të jetë në frikën e Zotit. S’do të gjykojë sipas pamjes së syve as s’do të vendosë sipas thashethemeve,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4por do ti gjykojë me drejtësi skamnorët, do tu japë gjyq të drejtë të përvuajturve të vendit, me thuprën e fjalëve të veta do ta godasë vendin e me frymën e gojës së vet do ta vrasë të paudhin.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Brezi i kryqit të tij do të jetë drejtësia, me besnikëri do t’i ngjeshë ijët.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ujku do të banojë me qengjin, përbri kecit do të shtrihet leopardi, viçi e këlyshi i luanit bashkë do të kullotin, fëmija i vogël do t’i çojë e do t’i bjerë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Lopa e arusha bashkë do të kullotin, këlyshët e tyre së bashku do të rrinë, luani kashtë do të hajë si kau.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Foshnja do të luajë mbi vrimën e shlligës, në strofullin e kapastrecit fëmija dorën do ta futë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9S’do të bëhet dëm as s’do të vritet kush në mbarë malin tim të shenjtë, sepse plot do të mbushet vendi me dijen e Zotit, porsi deti që mbushet me ujë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kthimi i të dëbuarve
10Atë ditë rrënja e Jeseut do të ngallisë si flamur për kombe, vetë popujt atë do ta kërkojnë, selia e saj do të jetë e lavdishme.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11E atë ditë: përsëri Zoti do ta shtrijë dorën e vet për ta bërë pronë të veten Tepricën e popullit të vet që do të shpëtojë nga Asiria e Egjipti, nga Patrosi e nga Etiopia, nga Elami e nga Senaari, nga Emati e nga ishujt e detit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Do ta ngrejë shenjën për kombe, do t’i bashkojë të shpërngulurit e Izraelit, nga të katër anët e botës do t’i bashkojë të shpërndarit e Judës.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Do të pushojë smira e Efraimit, do të shfarosen armiqtë e Judës, Efraimi më s’do t’ia ketë smirë Judës as Juda s’do të luftojë më kundër Efraimit.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Filistenjve në perëndim do tu bien në qafë, bijtë e lindjes së bashku pre do t’i bëjnë; do të çojnë dorën kundër Edomit e Moabit, do tu nënshtrohen bijtë e Amonit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Do ta thajë Zoti gjirin e detit të Egjiptit, lart do ta ngrejë dorën mbi Lumin, e me fuqinë e frymës së vet do ta godasë, do ta ndajë në shtatë përrenj sa që mbathur do të mund të kalohet matanë:
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16do të bëhet udha për Tepricën e popullit të tij, që do të shpëtojë prej Asirisë siç u gjet rruga për izraelitët kur patën dalë prej dheut të Egjiptit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.