Psalmi
1Atë ditë thuaj: ”Të falënderoj, o Zot, se, megjithëse ishe zemëruar kundër meje, u qetësua hidhërimi yt e ti më ngushëllove.
2Ja, Hyji Shëlbuesi im, kam besim e nuk kam frikë, sepse fuqia ime e mburrja ime është Zoti, Ai është shpëtimi im.”
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Me galdim do të merrni ujë nga burimet e shëlbimit.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Edhe thoni atë ditë: “Falënderojeni Zotin, thirreni Emrin e tij, shpallini ndër popuj veprat e tij, kumtojeni madhërinë e Emrit të tij!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Këndojini Zotit, sepse krijoi mrekulli, le ta marrë vesh bota mbarë!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Brohoritni e këndoni lavde, ju banorët e Sionit, sepse i madhërishëm është në mesin tuaj Shenjti i Izraelit!”
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.