3. PROFECI MBI POPUJ TË HUAJ
Kundër Babilonisë
1Profecia mbi Babiloninë që e pa Isaia, biri i Amosit.
2Mbi një mal të shogët lartësojeni flamurin, lëshoni kushtrimin, bëni me dorë që të hyjnë nëpër Dyer të bujarëve.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Unë i urdhërova të shenjtëruarit e mi, si vegël të hidhërimit tim i thirra trimat e mi, ata që i gëzohen madhërisë sime.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Dëgjoni! Një brohoritje në male porsi zhurma e një populli të shumtë! Dëgjoni! Një poterë mbretërish të popujve të tubuar! Zoti i Ushtrive po bën parakalimin e ushtrisë që niset në luftë!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Vijnë nga një vend i largët, nga skaji i qiellit - Zoti dhe veglat e zemërimit të tij për ta rroposur botën mbarë!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Lëshoni gjëmë mjerimi, sepse afër është Dita e Zotit, si shkretëtim po vjen i Gjithëpushtetshmi!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Këndej po ngathen të gjitha duart, çdo zemër njeriu po dridhet!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Të gjithë po i pushton tmerri! Të dridhurat e dhimbjet i pushtuan, porsi gruan në dhimbjet e të lindurit! Me tmerr shikojnë njëri-tjetrin, fytyra e tyre gacë e skuqur!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ja, po vjen dita e Zotit e pamëshirë e plot zemërim, plot hidhërim edhe zemërim për ta kthyer vendin në shkretëtirë, për ti zhdukur prej tij mëkatarët.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Të qiellit yjet e yjësitë e tij s’do ta lëshojnë dritën e vet, posa të lindë do të erret dielli, as hëna s’do të bëjë dritë më!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Për shkak të të këqijave do të ndëshkoj rruzullin, e mëkatarët për fajësinë e tyre, madhështorëve do tua zhdukë krenarinë, në pluhur do ti zhgërryej të dhunshmit!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Njeriu do të jetë më i rrallë se ari i rëndomtë, më i rrallë se ari i kulluar!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Edhe qiellin do ta tund, edhe toka do të luajë vendit prej zemërimit të Zotit të Ushtrive n’ditë të shpërthimit të furisë së tij.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14E do të ndodhë si me shutën e përndjekur, si me delet të mbetura pa bari në popull të vet gjithkush do të kthehet, në vend të vet do të ikë secili.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Kush të zihet, vrik do të theret, kush të kapet, me shpatë do të pritet!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16E përpara syve të tyre për tokë foshnjat do t’ua plandosin, shtëpitë e tyre do t’i bëjnë pre, gratë e tyre do t’i dhunojnë!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kundër tyre medët do të ngre, që s’çmojnë sermin e urrejnë arin,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18me hark të rinjtë do tua vrasin, s’do të kenë mëshirë as për fryt të barkut.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Babiloni, ajka e mbretërive, i kaldenjve lulja e krenarisë, si Sodoma e Gomorra do të bëhet kur i Lumi i rroposi!
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Shkret do të mbesë ai përgjithmonë, brez pas brezi i pabanuar, në të arabët çadër s’do të ngulin, në të barinjtë nuk do të mrizojnë.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Egërsirat aty do të pushojnë, me kukuvajka shtëpitë do t’u mbushen, strucat në të do të gjejnë strehim, satirët në të do të kërcejnë,
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22në pallate të tyre do të ulërinë hienat, e çakajtë në tempujt e kënaqësisë... S’do të vonojë të vijë koha e tij, nuk do të zgjasin ditët e tij!
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.