Vajtim mbi Moabin
1Profeci mbi Moabin. Natën u rrënua Armoabi, u shua; natën u rrënua Cirmoabi, u shua.
2Populli i Dibonit u ngjit në lartësi për të qarë; në Nabo e në Medabë Moabi vajtoi; çdo kokë qe qethur e rruar çdo mjekërr!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Në sheshe vishen me thasë, në pullaze e në tregje vajtojnë të gjithë bëjnë gjëmë, shkrihen në vaj!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Heseboni e Eleala bëjnë gjëmë, vajtimi i tyre ndihet deri në Jasë. Të madhe dënesin trimat e Moabit, u rënkon shpirti për vetvete.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Zemra ime gërthet për Moabin, mbrojtësit u arrijnë deri në Segor, deri në Eglatselisi; brinjës së Luitit ngjiten e vajtojnë në udhë të Oronaimit gjëmë të mjerueshme lëshojnë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Në Nemrim uji do të shterë, u tha bari, s’lulëzoi pinjolli, mbarë gjelbërimi u vyshk, u shua!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Këndej edhe i mbledhin çaklat e pasuritë e veta e i kalojnë përtej përroit të Shelgjeve.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Po, u hap britma në viset e Moabit, gjëma e tij deri në Eglaim, ulërima e tij deri në Beerelim!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ujërat e Dimonit janë mbushur me gjak! Edhe një të keqe do t’ia shtoj Dimonit: një luan për të ikurit e Moabit e për ata që gjallë do të mbesin në vend.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.