Moabët strehë kërkojnë në Judë
1Dërgojani qengjin sunduesit të vendit, nga Qeta e shkretëtirës në malin e bijës së Sionit!
2Porsi shpendi që merr arratinë, porsi zogjtë të ikur nga çerdhja, do të jenë bijat e Moabit në vatë e Arnonit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Jep këshillë, merr vendim! Në mesditë bëje si natë hijen tënde, fshehi të ikurit, mos i tradhto të arratisurit!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Të dëbuarit e Moabit bëj strehim te ti të gjejnë! Ji ti për ta strehim përballë shfarosësit! Sepse fund mori skllavëruesi, shpartallimi mori fund, nga vendi ndrydhësi u zhduk!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5I fortë në qetësi po ngrihet froni, mbi të do të rrijë besnik, në Tendën e Davidit, një gjykatës i zellshëm drejtësie i gatshëm për të dhënë të drejtën.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vajtim mbi Moabin
6Kemi dëgjuar për krenarinë e Moabit - për së tepërmi është krenar - për krenarinë, madhështinë e mospërfilljen e tij, për lavdërimin e tij të padrejtë!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Këndej Moabi do të qajë Moabin, të gjithë së bashku do të vajtojnë, për bukërrushe të Cirharesetit të goditur do të vajtojnë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Pse u shkretuan fushat e Hesebonit, u thanë vreshtat e Sabamait, rrushi i të cilave i bori zotëruesit e paganëve. Hardhitë arrinin deri në Jazer, shermendet në shkretëtirë mbërrinë: pinjollat u arrinin deri në det.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Këndej vajtoj me vajtorët e Jazerit mbi vreshtat e Sabamait, do të deh me lotët e mi, Hesebon e Eleale, se mbi vjeljen tënde e mbi të korra u bë gjëma.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10U zhduk gëzimi e galdimi në kopshte, askush s’gëzon as s’brohorit ndër vreshta. Verën në shtrydhës nuk e shtrydh kush të shtrydhë e kish’ zakon: brohoritja erdhi e u hesht!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Këndej përmbrendëset mua më dridhen për Moabin porsi cetra, zemra më dridhet për Cirharesetin.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kot Moabi do të paraqitet, do të mundohet në vende të larta, në shenjtërore do të hyjë të lutet, por pa dobi!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fjala e Zotit lidhur me Moabin
13Kjo është fjala që Zoti e tha dikur mbi Moabin.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Por tani Zoti thotë: “Brenda tre vjetëve, vite mëditësi, do të zhduket lavdia e Moabit me mbarë popullin e shumtë; do të mbesë një tepricë e vogël, e paktë, pothuajse asgjë.”
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.