Lutje falënderimi
Uratë falënderimi
1O Zot, ti je Hyji im! Do të të lartësoj, Emrit tënd unë do t’i këndoj, sepse i çove në vend synimet e mrekullueshme, të sendërtuara tani sa mot, të njëmendta e të vërteta.
2Sepse grumbull gurësh e bëre qytezën, qytetin e fortifikuar e bëre rrënojë: kalaja e krenarëve më nuk është qytezë, për këtë jetë më s’do të ndërtohet.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Prandaj lavde të këndon populli i fortë, të nderon qyteti i fiseve të forta.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Se ti u bëre fuqia e të dobëtit, fuqia e të varfërit në nevojë të tij, strehim në stuhi e hije në vapë: sepse teket e tiranit janë porsi stuhia në dimër.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Porsi vapa mbi tokë të djegur ua përul krenarinë krenarëve, porsi vapa në hije të resë shuhet kënga e tiranëve.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Gostia mesianike
6Zoti Hyji i Ushtrive do të bëjë përmbi këtë mal një gosti për të gjithë popujt: me mish të majmë e me verë të moçme, me mish të majmë plotë me palcë, me verë të kulluar, të qartë si loti.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Në këtë mal ai do ta shqyejë velin që ua mbulonte fytyrën të gjithë popujve, mbuluesin që i mbulonte të gjithë popujt.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Përgjithmonë do ta zhdukë vdekjen, Zoti Hyj nga çdo fytyrë do të fshijë lotin, nga çdo vend Ai do ta zhdukë turpin e popullit të vet, sepse Zoti kështu ka thënë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Dhe do të thuhet po atë ditë: “Ja, ky është Hyji ynë! Në të shpresuam, Ai na shpëtoi! Ky është Zoti, në Të shpresuam: le të gëzojmë, të galdojmë për shpëtimin që na e solli,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10sepse dora e Zotit mbi këtë mal pushon!” E për tokë do të shqelmohet në vend të vet Moabi, siç shqelmohet kashta në gropë të plehut,
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11në mes të saj ai duart do ti shtrijë, siç i shtrin notuesi kur bën not, do të përulet krenaria e tij megjithëse do të rropatë duart.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kullat e forta të mureve të tua Ai i thyen, rrafsh i bën, i shtron përdhe.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.