1Atë ditë Zoti do ta ndëshkojë me shpatën e vet të mprehtë, të fortë e të madhe Leviatanin, gjarprin që bën dredha, Leviatanin, gjarprin dredha dredha, do ta mbysë kuçedrën e detit.
Vreshti i Zotit
2Atë ditë do të jetë një vresht i ëmbël: këndojini atij!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Unë, Zoti, atë e ruaj, çdo kohë vetë e ujis, roje i rri natë e ditë, që askush të mos e dëmtojë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Kundër tij nuk jam zemëruar. A qet kokë ferrë e hallugë? Në luftë do të sulem kundër tyre, në flakë të zjarrit do t’i djeg!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5O, më mirë, le të bjerë në ndore, le të bëjë me mua paqe, me mua paqe le të bëjë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Hir Jakobit e ndëshkim ndrydhësit
6Në ditë të ardhshme rrënjë do të lëshojë Jakobi, do të qesë pipa e lule Izraeli, me fruta të veta do ta mbushë krejt botën.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7A i ra Zoti sikurse u ra atyre që i ranë atij? A e vrau Izraelin sikurse i vrau ata që e vranë atë?
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8E ndëshkon me masë duke e dëbuar, e dëbon me frymën e vet të fortë, me atë fuqi që fryn era e lindjes.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Pikërisht kështu do të shpërblehet fajësia e Jakobit, e ky do të jetë fryti i faljes së mëkatit të tij. Le të veprojë me gurët e lterit siç grimcohen gurët e gëlqeres, të mos ngriten më askurrë gurngula e lterë kemimi.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Sepse shkret mbeti qyteti i fortë, vend i lëshuar, i lënë si shkretëtirë. Aty viçat dalin në kullotë, aty ka gjenë, gërmushat brejnë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11E kur gemat i thahen, ia thyejnë, gratë i marrin e me to bëjnë zjarr. Sepse ky s’është popull i mençur, Ai që e krijoi për të s’do të ketë mëshirë, s’do ta falë Ai që e përftoi.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kthimi i Izraelit
12Po atë ditë Zoti do ti shtypë kallëzat nga Lumi gjer në përroin e Egjiptit, kurse ju do t’ju bashkojë një nga një, o izraelitë!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Po atë ditë do të bjerë boria e madhe, do të vijnë të humburit në dhe të Asirit, e të mërguarit në tokë të Egjiptit dhe do ta adhurojnë Zotin në Malin e shenjtë, në Jerusalem.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.