Mbi Jerusalemin
1Vaj për Arielin! Për Arielin, qytet që e rrethoi Davidi! Le t’i shtohet viti vitit derisa festat të marrin fund,
2atëherë do të rrethoj Arielin, e do t’ia nisë gjëma e ofshama, atëherë do të më jesh Ariel i vërtetë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Do të të rrethoj si Davidi, kundër teje do të ngreh llogore, do të ngreh penda kundër teje.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Do të përulesh, nga dheu do të flasësh, nga pluhuri e vdekur do të dalë fjala, si i fantazmës nga dheu do të dalë zëri, fjala jote do të pëshpëritë nga pluhuri.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Pluhur i hollë do të jetë turma e armiqve të tu, porsi byku që e mbart era turma e ndrydhësve të tu,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6sepse papritmas do të të vijë në pasi Zoti i Ushtrive me gjëmë moti, me tundje të tokës, me poterë të madhe, vorbull, me stuhi, me flakë zjarri që përpin.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Do të jetë porsi ëndrra, si një vegim që shtihet natën, turma e të gjithë popujve që lufton kundër Arielit, të gjithë ata që luftojnë kundër tij, edhe kundër qytezës së tij, si dhe ata që në rrethim i mbajnë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Do të jetë porsi i urituri kur ëndërron se ha, e kur zgjohet, barku zbrazët; porsi i eturi kur ëndërron se pi, e kur zgjohet, i etshëm, goja shkrumb e barku zbrazët; kështu do ti ndodhë turmës së të gjithë popujve që luftojnë kundër Malit Sion.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Habituni, shtanguni nga habia, verbohuni, me sy mos shihni! Janë të dehur, por jo prej verës, këmbët u merren, por jo nga të dehurit!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Sepse Zoti e ndikoi mbi ju shpirtin e molisjes: sytë jua mbylli - o profetë, kokën jua mbuloi - o shikues.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fshehtësia e zbulesës
11Për ju çdo zbulesë do të jetë porsi fjalët e librit të vulosur. Nëse ia japin dikujt që di të lexojë e i thonë: “Na e lexo!”, ai do të përgjigjet: “Nuk mundem, sepse është i vulosur!”
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Ose i jepet libri atij që s’di të lexojë e i thuhet: “Lexoje!”, ai do të përgjigjet: “S’di të lexoj.”
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kërcënim
13E Zoti tha: “Pasi ky popull më afrohet vetëm me fjalë, e më nderon vetëm me buzë, kurse zemra e tyre është larg meje, frika e tij ndaj meje nuk është tjetër, veç një rregullore njerëzish, e mësuar,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14këndej, pra, unë do të vazhdoj të sillem çuditshëm me këtë popull, në mënyrë të çuditshme e të sterçuditshme: do të zhduket urtia e të urtëve të tij, do të errësohet mençuria e të mençurve të tij.”
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kundër këshilltarëve të këqij
15Mjerë ata që prej Zotit thellë i fshehin synimet e veta, që veprojnë në terr e thonë: “Kush na sheh e kush na njeh?”
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Sa i poshtër është mendimi juaj! Vallë, vorbëtari do të çmohet si balta, që vepra e tij t’i thotë krijuesit të vet: “Ti s’më përftove”, t’i thotë ena basit të vet: “Ti s’ke mend!?”
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Vallë është pak, krejt edhe pak kohë, e Libani a s’do të kthehet në pemishte, e pemishtja a s’do të mbahet për pyll?
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Atë ditë të shurdhët do ti dëgjojnë fjalët e librit, të çliruar nga errësira e terri, do të shohin sytë e të verbërve.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Gëzim mbi gëzim do të kenë në Zotin të varfërit, në Shenjtin e Izraelit do të gëzojnë më skamnorët,
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20sepse mujshar më s’do të ketë, përqeshësit do të zhduken, sendërtuesit e së keqes do të zhduken:
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21ata që me fjalë fajtorë qesin të tjerët, që e shtrembërojnë në pleqëri gjyqin e për asgjë poshtë e hedhin të drejtin.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Prandaj kështu i thotë Shtëpisë së Jakobit Zoti që e shpërbleu Abrahamin: “Tani e tutje s’do të turpërohet më Jakobi, askurrë më fytyra s’do t’i skuqet,
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23sepse, me të parë veprën time mes tij, të Shenjtë do ta shpallin Emrin tim, të Shenjtë do ta shpallin Shenjtin e Jakobit, frikë do ta kenë Hyjin e Izraelit,
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24shpirtrat e gabuar do ta njohin urtinë e ata që murmurisin do të bien në fije.”
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.