Kundër dërgatës në Egjipt
1Vaj për bijtë mospërfillësit, - është fjala e Zotit - që bëni synime, por pa mua, që bëni lidhje jo të frymëzuara prej meje, kështu që shtoni mëkat mbi mëkat!
2U nisët të zbritni në Egjipt e s’e pyetët gojën time. Prisni ndihmë nga forca e faraonit, e shpresoni në strehimin e Egjiptit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Fuqia e faraonit do të jetë marrja juaj, strehimi nën hije të Egjiptit turpi juaj!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Kur të arrijnë prijësit tuaj në Tanis, lajmëtarët të kenë arritur në Hanes,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5të gjithë atëherë do të skuqen mbi një popull që gjë s’u vlen, që s’u sjell ndihmë as dobi, por vetëm turp e poshtërim.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Profeci tjetër kundër dërgatës
6Profeci mbi kafshët e Nagebit. Në një vend vuajtjeje e mjerimi, luaneshe e luani që ulërijnë, shllige e kuçedre me krahë, bartin në shpinë të gomarëve pasuritë e veta, mbi gungë gamilesh visaret e veta e ia çojnë popullit që asgjë s’u vlen!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7E kotë dhe e padobishme është ndihma e Egjiptit, këndej edhe e quajta Rahab - i palëvizshëm.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Testamenti
8Çohu tani e ndër sy të tyre shkruaje mbi dërrasë bushi, me kujdes shënoje në libër që të mbetet për kohë të ardhshme si dëshmi deri në amshim.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Sepse është popull kryengritës, sepse janë bij rrenacakë, bij që s’duan ta dëgjojnë Ligjin e Zotit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Veguesve ata u thonë: “Mos kini vegime!” e profetëve: “Mos na e parakallëzoni të drejtën! Na tregoni gjëra të kënaqshme, na parakallëzoni tallje!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Dredhoni nga udha e drejtë, dilni nga shtegu i vërtetë, na e hiqni sysh Shenjtin e Izraelit!”
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Prandaj kështu foli Shenjti i Izraelit: “Për arsye se e përbuzët këtë fjalë, e shpresoni në mbrapshti e pabesi edhe në to e mbështetni veten,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13këndej për ju ky mëkat do të jetë porsi plasa, porsi vendi i fryrë në mur të lartë, që vetëm se nuk ka rënë, por rrënohet menjëherë, kur nuk pritet,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14do të copëtohet si një anë dheu, do të thërrmohet pa farë mëshire, asnjë copëz s’do të mbesë prej saj të kapësh me të një gacë nga zjarri o prej pusit të nxjerrësh një pikë ujë!”
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Sepse kështu tha Zoti Hyj, Shenjti i Izraelit: “Në kthim e në paqe është shpëtimi juaj, në kthjelltësi e në shpresë është forca juaj.”
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Por nuk deshët e vetë thatë: ‘Assesi, por do të shpëtojmë në kuaj!’, e prandaj edhe do të ikni; shtuat: ‘Do të hipim mbi kuaj të shpejtë!’, por edhe përndjekësit do të jenë të shpejtë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Prej frikës së njërit një mijë do të tremben, prej frikës së pesëve do të merrni ikjen, derisa të mbeteni si mullari në majë të malit, porsi flamuri në majë të kodrës.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Hyji do të falë
18E pra Zoti pret t’ju përdëllejë, prandaj ngritet për t’ju bërë mëshirë, sepse Zoti është Hyj drejtësie: lum ata që shpresojnë në të.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Sepse, popull i Sionit, që banon në Jerusalem, askurrë më nuk do të qash mëshirë do të ketë posa të kërkosh ndihmë, porsa të dëgjosh Ai do të të japë ndihmë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Edhe Zoti do t’ju japë bukën e ngushticës, ujët e mjerimit, porse Mësuesi prej teje s’do të fshihet, sytë e tu do ta shohin Mësuesin tënd,
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21veshët e tu do të dëgjojnë fjalën që qortuesi do të të thotë pas shpine: Kjo është udha, andej bijini! nëse mënjanoheni djathtas o majtas.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Për të papastër do ti mbash idhujt e tu në argjend të farkuar, idhujt e tu të veshur me ar, do t’i tretësh porsi të papastër, do t’u thuash: ‘Jashtë prej këndej!’
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Atëherë ai do të japë shi për farën tënde që të kesh mbjellë nëpër ara, edhe buka që do të japë toka e shumtë do të jetë edhe e ushqyeshme Gjëja jote atë ditë do të kullotë: anembanë nëpër kullota të gjera,
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24qe e gomarë që punojnë tokën do të hanë tagji të kripur të hedhur me lopatë e terplote.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25E do të jenë mbi çdo mal të lartë e mbi çdo kodër të lartësuar përrenj që rrjedhin me ujë vrullshëm ditën e vrasjes me shumicë, kur për tokë të bien kullat.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Drita e hënës do të ndriçojë si drita e diellit, drita e diellit do të jetë më e fortë shtatë herë, porsi drita e shtatë ditëve - ditën, kur Zoti t’ia lidhë varrën popullit të vet, do t’ia shërojë plagën që vetë ia dha.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Rrënimi i Asirisë
27Ja, prej së largu po vjen Emri i Zotit, flakë e shkëndijë zemërimi i tij, tmerruese bubullima e tij, plot zemërim buzët e tij, zjarr përpirës gjuha e tij!
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Fryma e tij përrua vërshues, që arrin deri në fyt, po i shosh popujt me shoshë kërdie, u vë popujve në nofulla fre joshës.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Kurse ju do të këndoni porsi natën e kremtimit të Festës, me gëzim të zemrës, porsi ai që, me zë të fyellit shtegton në ndjesë në malin e Zotit, në Qetën e Izraelit.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Do të bëjë Zoti ti dëgjohet zëri i madhërishëm, do të dëftojë si rropos krahu i tij me furinë e tërbimit të vet, me flakë të zjarrit përvëlues, me thellim, me stuhi e me kokrra breshri.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Prej zërit të Zotit do të trembet Asiri, në hu i rrahur!
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Çdo sjellje e shkopit ndëshkues që Zoti mbi të do të sjellë, do të përcillet me tupan e cetër, në luftëra të vrullshme Ai do t’i luftojë.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Qëmoti është gati Tofeti, i përgatitur, i thelluar, i zgjeruar, turra e ndezur e dru shumë: fryma e Zotit, përrua sulfuri, do ta ndezë flakë!
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.