Mbreti i drejtë
1Ja se mbreti do të mbretërojë me drejtësi, sundimtarët drejt do të sundojnë,
2çdo njeri do të jetë straherë, në mot të lig do të jetë strehim, si përrenj uji në tokë të etur, si hija e qetës në vend të shkrumbuar.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3S’do të errësohen më sytë e veguesve, me vëmendje do të dëgjojnë dëgjuesit,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4zemra e të paditurve do ta mësojnë urtinë, shpejt e rrjedhshëm do të flasë belbacaku
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5bujar më s’do të quhet i pandershmi, burrë i mirë s’do të mbahet ngatërrestari.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Trashamani e bujari
6Sepse marri flet i patenzoni, paudhëri i sendërton zemra, që me qëllim të kryejë pabesi, të pohojë gabime në lidhje me Zotin, të uriturit zbrazët barkun, t’ia lërë, të mos i japë të eturit të pijë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Shumë të këqija janë gënjeshtrat e mashtruesit, sendërton me mend dredhi, për ti bjerrë të përvuajturit me fjalë të rreme edhe atëherë kur i varfëri mund të vërtetojë të drejtën.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Bujari jep veç këshilla bujare e vepron gjithherë me bujari.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kundër grave të Jerusalemit
9Ngrihuni, gra mendjelehta, dëgjojeni zërin tim, bija të shkujdesura, vini vesh fjalës sime!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Pas një viti e ca ditësh, do të trembeni, o mendjelehta; u krye vjelja, mbledhje frutash më s’do të ketë!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Dridhuni, o mendjelehta, trembuni, o të pakujdesura, hiqni stolitë, zhveshuni, ngjeshni ijët me grathore.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Rrahni parzmat për shkak të arave të lezetshme, për vreshtat pjellore,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13për tokën e popullit tim, që e mbulon ferrë e hallugë, për të gjitha shtëpitë e gëzimit, për qytetin që galdon!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Sepse i braktisur do të jetë pallati, shkret do të mbetet qyteti plot zhurmë, Ofeli edhe Bahani shpellë do të bëhen për amshim, gëzim për gomarët e egër, kullotë për grigja!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shpëtimi do të vijë prej Zotit
15Deri që përsëri mbi ne të dikohet Shpirti prej së larti. Atëherë shkretëtira në kopsht do të shndërrohet, edhe kopshti si pyll do të vlerësohet,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16në shkretëtirë do të banojë e drejta, në kopsht drejtësia do të ketë selinë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Fryti i drejtësisë - paqja do të jetë, rrjedhojë e drejtësisë qetësia, shpresë e sigurt për amshim.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Populli im do të banojë në një vend paqeje, do të jetojë në banesa të qeta, në vende të sigurta
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19- porse pylli krejtësisht do të pritet e qyteti krejtësisht do të humbasë - .
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Të lumët ju: do të mbillni pranë ujërash, të lirë do të lini ka e gomar!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.