Mbarimi i Edomit
1Vegjëli, afrohuni për të dëgjuar, me kujdes vështroni, o popuj: të dëgjojë toka me banorë të saj, bota mbarë me çka prodhon!
2zemërimi i Zotit shfreu përmbi popujt mbarë, furia e tij mbi të gjithë ushtrinë e tyre, ia kushtoi mallkimit, i caktoi për kërdi!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Rrah për tokë do të hidhen të vdekurit, do të përhapet qelbësira e kufomave, me gjak të tyre do të zhgërryhen malet.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4U shkatërrua mbarë ushtria e qiellit, u shrrotullua porsi libër qielli shkëputen, bien të gjithë yjet e tij, siç bie gjethi i hardhisë, porsi gjethi i thatë i fikut.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Sepse dehur është në qiell shpata ime, ja, po bie përmbi Edom, për të bërë gjyq mbi popull të truar mallkimit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Shpata e Zotit gjak kullon, ngirë me dhjamë, me gjak qengjash edhe kecash, e me dhjamë veshkash të deshve, sepse flia e Zotit po kushtohet në Bosra, kërdi e madhe në dhe të Edomit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Bashkë me ta po therren buajt, mëzetërit bashkë me taroça, me gjak të tyre do të dehet toka, dheu i tyre do të mëlmehet me dhjamë,
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8sepse është dita e hakmarrjes së Zotit, vit shpagimi për të marrë gjakun e Sionit.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Përrenjtë e tij do të shndërrohen në peshkve, dheu i tij do të bëhet sulfur, peshkve e ndezur vendi i tij!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Nuk do të fiket as natë as ditë, fjollë përherë do të ngjitet tymi i tij, brez pas brezi i shkretë do të mbesë, askurrë më n’për të kush s’do të kalojë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Hut e iriq do ta pushtojnë, kukuvajkë e korb në të do të banojnë. Mbi të Zoti do të shtrijë tejen e tytësisë, edhe plumçin e zbrazëtisë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Më s’do të jenë bujarët e tij, as mbretërinë nuk do ta shpallin, prijësit të gjithë do t’i asgjësohen.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Në shtëpitë e tij do të mbijnë ferrat, në pirgje të tij hithra e gëmusha, do të bëhet strofull çakajsh shtrat për struca.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Macet e egra do të shoqërohen me hiena, leshataku zë do t’i lëshojë mikut, aty zogjtë do të pjellë kuçedra, për vete do të gjejë qetësi.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Aty shlliga do të ndreqë çerdhen, do të vendosë vezët e veta, ndenjur mbi to, do ti nxejë në hijen e tij; aty së bashku do të mblidhen hutat.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kërkoni në librin e Zotit e lexoni: asnjë prej tyre s’mungon, njëri tjetrin s’ka pse e pret, sepse urdhëroi kështu goja e Zotit, vetë shpirti i tij ato i bashkoi.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Sepse Ai ua qiti shortin, dora e tij me teje ua ndau tokën: do ta kenë pronë përgjithmonë, brez pas brezi në të do të banojnë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.