Gjyqi i Zotit
1Le të gëzojnë vendet e shkreta e të papërshkueshme, le të galdojë shkretëtira e të lulëzojë si lili!
2Le të bulëzojë e le të lulëzojë, le të gazmojë, në hare të shpërthejë! Iu dhurua lavdia e Libanit, e Karmelit stolia dhe e Saronit! Do ta shohin lavdinë e Zotit, shkëlqimin e Hyjit tonë!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Përtëritni në fuqinë e duarve të lodhura, fuqi jepuni gjunjëve të marrakotur!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Thuajuni atyre që i ka lëshuar zemra: “Mbahuni! Frikë mos kini! Ja, Hyji juaj! Erdhi hakmarrja! Ia behu shpagimi i Hyjit! Vetë do të vijë e do t’ju shëlbojë!”
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Atëherë sytë do tu çelen të verbërve, veshët e të shurdhërve do të dëgjojnë;
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6atëherë i shqepti do të kërcejë si dreri gjuha e të pagojit do të shpërthejë në hare, se në shkretëtirë do të burojnë ujërat, përrenjtë do të rrjedhin nëpër shkretëtirë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Toka e shkrumbuar liqen do të bëhet, vendi i thatë mbushur me burime! Në strofull ku strukej çakalli, do të rritet kallam e xunkth.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Do të ketë shteg e do të ketë udhë, do të quhet Udha e shenjtë: i papastërti n’për të s’do të kalojë, për ta do të jetë udhë e drejtë, që të marrët të mos enden nëpër të.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Luanë në të nuk do të ketë, bishë grabitqare n’për të s’do të kalojë as në të kurrë më s’do të gjendet, andej do të bien vetëm të çliruarit,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10do të kthehen të shpërblyerit prej Zotit. Do të hyjnë në Sion me britma gëzimi, do t’u qeshë fytyra me gëzim të përhershëm, do t’i shoqërojë gëzimi e hareja, do të zhduket trishtimi e dënesa.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.