Sëmundja dhe shërimi i Ezekisë
1Ndër ato ditë u sëmur Ezekia për vdekje. Isaia profet, biri i Amosit, shkoi ta shohë e i tha: “Kështu thotë Zoti: Jepi porositë e fundit familjes sate, se do të vdesësh e nuk do të jetosh.“
2Atëherë Ezekia u soll me fytyrë prej murit, iu lut Zotit
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3e tha: “Po të lutem, o Zot, deh të bie në mend se kam ecur në praninë tënde në besnikëri e me zemër të përsosur, se kam bërë atë që është e mirë para syve të tu.” Dhe Ezekia ia plasi thekshëm vajit.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Atëherë i qe drejtuar fjala e Zotit Isaisë profet:
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5“Shko e thuaji Ezekisë: Kështu thotë Zoti, Hyji i tyt eti Davidit: E dëgjova lutjen tënde, i pashë lotët e tu, dhe, ja, unë po ua shtoj ditëve të tua edhe pesëmbëdhjetë vjet,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6dhe do të të shpëtoj prej dorës së mbretit të asirianëve ty dhe këtë qytet e unë do ta mbroj këtë qytet.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Dhe ja shenja prej Zotit për ty se Zoti do ta plotësojë fjalën që tha:
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ja, unë po bëj të kthehet hija e shkallëve për dhjetë shkallë prapa që bashkë me diell ka zbritur në orën e Akazit.” Dhe dielli u kthye dhjetë shkallë prapa nëpër shkallë që kishte zbritur.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Himni i Ezekisë
9Kënga e Ezekisë, mbretit të Judës, kur u sëmur dhe u shërua nga sëmundja e vet:
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10“Unë thosha: Në gjysmën e ditëve të mia unë po shkoj në dyert e Nëntokës; u luta për tepricën e viteve të mia.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Thashë: S’do ta shoh më Zotin Hyj në tokën e të gjallëve, nuk do të shoh më askënd ndër banorët e kësaj bote.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Tenda ime qe zhgrehur e u hodh larg meje porsi tenda e barinjve, si vektari ma mbështolli jetën, e prej shulit po më këput. Prej mëngjesit deri në mbrëmje po më jep fund!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Përmbys klith deri në mëngjes, porsi luani kështu m’i copëton të gjitha eshtrat: prej mëngjesit deri në mbrëmje po më jep fund!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Cicërij si dallëndyshja, gjëmoj porsi pëllumbesha; sytë m’u këputën lart duke shikuar! Ndore tënde, o Zot, se jam shumë keq!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Çka ti them e çdo të më përgjigjet? Është puna e tij! Do t’i jap fund krejt jetës sime në mjerimin e shpirtit tim.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16O Zot, në ty shpresoftë zemra ime, u gjallëroftë shpirti im: më shëro e më përtërij në jetë,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17ja, sëmundja ime u kthye në shëndet! Ti shpëtove shpirtin tim nga gropa e asgjësimit, sepse i hodhe pas shpinës sate të gjitha mëkatet e mia.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Sepse banesa e të vdekurve nuk të lavdëron, Vdekja ty lavde s’të këndon; ata që zbresin në gropë nuk shpresojnë më në besnikërinë tënde.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19I gjalli, vetëm i gjalli, të lavdëron siç po bëj edhe unë sot; babai ua mëson fëmijëve besnikërinë tënde.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Më shpëto, o Zot, e ne do të të këndojmë me harpë në të gjitha ditët e jetës sonë në Shtëpinë e Zotit.”
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Atëherë Isaia dha urdhër të sillet një bukëfike, t’ia vënë përmbi çiban e të shërohet.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Atëherë tha Ezekia: “Cila do të jetë shenja se njëmend do të mund të ngjitem në Shtëpinë e Zotit?”
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.