Dërgata babilonase
1Në atë kohë Merodak Baladani, biri i Baladanit, mbreti i Babilonisë, i dërgoi Ezekisë letër dhe dhurata, sepse kishte dëgjuar se kishte qenë i sëmurë dhe se ishte shëruar.
2Ezekia u gëzua për këtë gjë dhe të dërguarve u dëftoi dhomën e visarit të vet, argjendin, arin, erërat e mira, vajrat e erëndshëm, arsenalin e armëve të veta, gjithçka gjendej në thesaret e tij. Ezekia nuk la asgjë që kishte në thesar e në mbretëri pa ua treguar.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Atëherë profeti Isai hyri te mbreti Ezeki dhe i tha: “Çka thanë këta njerëz e prej nga erdhën te ti?” Ezekia iu përgjigj: “Erdhën tek unë nga një vend i largët, nga Babilonia.”
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Isaia e pyeti: “Çka kanë parë në shtëpinë tënde?” Atëherë Ezekia u përgjigj: “Kanë parë gjithçka është në pallatin tim; s’ka asgjë në thesarin tim që nuk ua kam dëftuar.”
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Atëherë Isaia i tha Ezekisë: “Dëgjoje fjalën e Zotit të gjithëpushtetshëm:
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ja, po vijnë ditët e do të merret gjithçka është në pallatin tënd, gjithçka bashkuan etërit e tu deri në ditën e sotme dhe do të çohet në Babiloni; thotë Zoti: asgjë nuk do të lihet.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Edhe prej djemve të tu, që do të rrjedhin prej teje, që do të lindin prej teje, do të merren e do të bëhen eunukë në pallatin e mbretit të Babilonisë.”
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ezekia i tha Isaisë: “Qenka e mirë fjala që Zoti ta paska thënë.” E mendonte: “Së paku gjatë jetës sime do të jetë paqe e siguri.”
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.