Të gjithë kapitujt

Isaia · Kapitulli 4

Pinjolli i Zotit, Rivendosja e ardhshme

6 vargje

1Shtatë gra do të lakmojnë një burrë të vetëm atë ditë e do t’i thonë: ‘Me bukën tonë ne do të ushqehemi, me petka tona ne do të vishemi, vetëm na lër të mbajmë emrin tënd: flake prej nesh turpin tonë. “

Pinjolli i Zotit

2Dhe atë ditë pinjolli i Zotit do të jetë nder edhe lavdi, fryti i tokës do të jetë mburrje e galdim për të shpëtuarit e Izraelit.

3Dhe do të ndodhë: kush do të mbetet gjallë në Sion, kush të shpëtojë në Jerusalem, do të quhen të gjithë “shenjtër”, e do të regjistrohen se në Jerusalem jetojnë.

Rivendosja e ardhshme

4E kur Zoti ta ketë larë ndytësinë e bijës së Sionit, edhe gjakun ta ketë larë që u derdh në Jerusalem me fuqi të frymës e me forcë të zjarrit,

5Zoti i lum do të krijojë përmbi mbarë malin Sion e mbi tubimin e tij një re tymi ditën, kurse natën flakë zjarri të ndezur. Sepse, mburojë mbi të gjitha do të jetë Lavdia

6tandë që mbron nga vapa e ditës strehë shpëtimi nga stuhia e shiu.