Ciri, vegël e Hyjit
1Kështu thotë Zoti për Cirin, të shuguruarin e vet: “Ia kapa të djathtën e tij për t’i shtruar para tij popujt, për ti vënë në arrati mbretërit, për t’i hapur para tij dyert; edhe dyert para tij s’do të mbyllen.
2Para teje unë do të ec, malet do t’i rrafshoj, dyert e bronzta do t’i thyej, shulat e hekurt do t’i copëtoj.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Do ti jap thesaret e fshehta, pasuritë mirë të fshehura që ta dish se unë jam Zoti, Hyji i Izraelit, që të thirra me emër.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Për dashuri të shërbëtorit tim Jakobit e të Izraelit, të të zgjedhurit tim, të thirra ty me emrin tënd, të shënova megjithëse s’më njihje.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Unë jam Zot e tjetër s’ka: përveç meje Hyj tjetër nuk ka! Të ngjesha në armë, megjithëse s’më njihje
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6që të dihet prej lindjes në perëndim, se pos meje, askush tjetër s’është.”
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Profecia e shëlbimit
Unë jam Zot e tjetër s’ka!
7I jap trajtë dritës e krijoj terrin, sjell mirëqenien, shkaktoj fatkeqësinë: unë, Zoti, i bëj të gjitha këto!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Vesoni, o qiej, prej së larti vesoni edhe retë le të rigojnë drejtësinë; le të hapet toka e le ta lindë Shëlbuesin, bashkë me të të lulëzojë drejtësia! Unë, Zoti, gjithçka krijova!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Zoti i gjithëpushtetshëm
9Vaj për atë që i kundërshton Krijuesit të vet, një copëz prej enëve të thyeshme prej dheu! Pse a i thotë vorbëtarit balta: “Ç’po bën?” e “Puna jote s’është vepër dore!”
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Vaj për atë që i thotë babait: “Pse linde?” ose gruas: “Përse linde?”
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kështu thotë Zoti, Shenjti i Izraelit, ai që e trajtoi: “A ju përket të më pyetni mbi të ardhmen e bijve të mi, e të më urdhëroni mbi veprën e duarve të mia?
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Unë jam Krijuesi i tokës dhe mbi të njeriun e krijova; duart e mia qiejt i shtrinë, i urdhëroj të gjithë ushtrisë së tyre.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Unë e ngrita që të bëjë drejtësi, do t’ia drejtoj të gjitha udhët e tij. Ai do ta ndërtojë qytetin tim, të skllavëruarit e mi ai do t’i kthejë pa shpërblim e pa dhurata. ”, thotë Zoti i gjithëpushtetshëm.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kthimi i paganëve
14Kështu thotë Zoti: “Bujqit e Egjiptit e tregtia e Etiopisë e trimat e mëdhenj të Sabaimit te ti do të kalojnë e të tutë do të jenë; pas teje do të vijnë, të mbërthyer në pranga do të ecin e do të të adhurojnë dhe ty do të të luten: vetëm te ti është Hyji dhe jashtë Teje, Hyj nuk ka!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Vërtet ti je Hyj i fshehur, Hyji i Izraelit, Shpëtimtar!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Mendsh u morën e u skuqën të gjithë; po, të turpëruar shkojnë ata që punojnë trupore idhujsh.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Izraeli është i shëlbuar nga Zoti me shëlbim të përhershëm: nuk do të çnderoheni as s’do të turpëroheni deri në shekuj të shekujve.”
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Qartësia e veprave të Zotit
18Sepse kështu thotë Zoti, ai që krijoi qiellin, vetë Hyji, ai që i dha trajtë tokës, e krijoi, ai që e bëri të patrandshme; s’e krijoi të jetë e shkretë e krijoi që të banohet: “Unë jam Hyji e tjetër s’ka!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Unë nuk fola në fshehtësi, në një skaj të errët të tokës, nuk i thashë farës së Jakobit: Më kërkoni në shkretëtirë!”, unë jam Zoti që flas të drejtën, e që e shpall drejtësinë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Zoti është Hyji i gjithmbarshëm
20Mblidhuni, ejani e afrohuni së bashku ju që shpëtuat nga paganët. Mangut janë në kokë ata që mbartin drunë e gdhendur e i luten hyjit që s’mund t’i shpëtojë.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Qitni provat e dilni përballë, këshillohuni të gjithë së bashku! Kush që moti këtë gjë e parakallëzoi e që atëherë e paralajmëroi? Vallë, a jo unë Hyji, s’ka hyj tjetër përpos meje? Hyj të drejtë e Shpëtimtar s’ka tjetër përveç meje!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Kthehuni kah unë e do të shpëtoni, të gjitha viset e tokës, se unë jam Hyj e tjetër s’ka!
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Me vetvete unë jam përbetuar: nga goja ime del e drejta, fjala që kurrë s’kthehet dalë - para meje çdo gju do të përkulet, e çdo gjuhë do të bëjë betim,
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24e do të thotë: vetëm në Zotin ka drejtësi e forcë! Tek Ai do të vijnë të turpëruar të gjithë që shfryejnë kundër tij:
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25në Zotin do të shfajësohet e do të gjejë lavdi fara mbarë e Izraelit.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.