Vajtim mbi Babilonin
1Zbrit, në pluhur ulu, o virgjër, bija e Babilonit! Ulu përtokë, pa fron, bija e kaldenjve! Sepse më nuk do të quhesh: E butë dhe eëmbël!
2Merre mokrën, bluaje miellin, hiqe velin, çoji kindet e petkut, zbuloji këmbët, kalo lumin!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Le të zbulohet lakuriqësia jote, le të shihet turpi yt! Do të hakmerrem, askënd s’do të fal!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Thotë Shpëtimtari ynë, emri i tij Zoti i Ushtrive, Shenjti i Izraelit:
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Rri në heshtje, tërhiqu në terr, bija e kaldenjve, sepse më nuk do të quhesh Zonja e mbretërive!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Zemëruar isha kundër popullit tim, çnderuar e kisha trashëgimin tim i pata lëshuar në duart e tua e ti për ta nuk pate mëshirë, përmbi pleq e rëndove zgjedhën tënde tepër të rëndë
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7e the: Zonjë do të jem unë përgjithmonë!’ Për këtë gjë mendjen s’e lodhe as s’e kujtove fundin tënd.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Dëgjo këtu, moj e shfrenuar që rri mbështetur pa kujdes që të thotë mendja: ‘Unë, përveç meje tjetër s’ka! E vejë s’do të mbetem! Fëmijësh s’do të shuhem!’
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Pikërisht këto të dyja do të të gjejnë, papritmas e në një ditë të vetme shfarosja edhe vejëria, papritmas do të bien mbi ty për shkak të shumësisë së magjive të tua, për shkak të një morie shitimesh të tua!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Shpresove në paudhësinë tënde e the: ‘Askush s’më sheh’. Urtia e dija jote të bënë t’i marrësh udhët e mbrapshta. E pra thoje në zemrën tënde: ‘Si unë askush tjetër!’
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Do të të gjejë një e keqe që s’mund ta pritësh; mbi ty do të sulet një fatkeqësi që s’do të mund ta ndalësh; do të bjerë mbi ty një e ligë papritmas që kahin nuk do t’ia dish.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Qëndro, pra, në shortitë e tua, në begatinë e magjive të tua, për të cilat u mundove që prejrinisë sate! Ndoshta do të të vlejnë, ndoshta do të mund të shtiesh frikë!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Të lodhën këshilltarët e tu të shumtë. Le të dalin që të të shpëtojnë ata që masin qiellin, ata që i vëzhgojnë trupat qiellorë e që të parakallëzojnë për çdo hënë të re çka ty do të të ndodhë!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ja, ata janë porsi byku, i dogji zjarri! As vetveten s’do ta shpëtojnë dot nga flaka e zjarrit! S’mbeti prush për t’u ngrohur, as zjarr përbri të cilit mund të rrihet!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Të tillë janë shortarët e tu, për të cilët aq kujdes dëftove që prejrinisë sate! Secili gabon për llogari të vet, ty askush nuk do të të shpëtojë!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.