Zoti - Zotëruesi i vetëm i të ardhmes
1Dëgjojeni këtë, shtëpia e Jakobit, ju që thirreni në emër të Izraelit, ju që dolët nga burimi i Judës. Ju që përbeheni në emër të Zotit, që e thirrni Hyjin e Izraelit, por pa çiltëri e drejtësi:
2-sepse quhen: Ata të Qytetit të Shenjtë dhe mbështeten mbi Hyjin e Izraelit, që e ka emrin Zoti i Ushtrive -
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ngjarjet e kaluara i lajmërova qëmoti, ato dolën nga goja ime dhe bëra që të dëgjohen. Papritmas veprova e ngjanë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4E dija se ti je kokëfortë se zverku yt është thupër hekuri e se ballin e ke të bronztë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Që atëherë unë ti parakallëzova, t’i lajmërova para se të ndodhnin, që të mos thuash: ‘Idhulli im e bëri këtë gjë, truporja e gdhendur e shtatorja e shkrirë e dhanë këtë urdhër.’
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6I dëgjove parakallëzimet, shihi pra se u plotësuan! Pse, vallë, nuk e pranon? E tashti do të bëj të dëgjosh të reja, lënë të fshehta, që nuk i njihje.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Këto tashti u krijuan e jo qëmoti, para ditës së sotme, s’ke dëgjuar për to që të mos thuash: ‘Ja, e dija!’
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Jo, as sdëgjove, as nuk dite, as veshi yt s’qe i hapur që atëherë, sepse e di se vërtet je i prishur dhe se quhesh: ‘Kryengritës nga barku i nënës’.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Për nder të emrit tim e përmbajta zemërimin, për lavdi time e frenova vetveten që të mos të qes fare.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ja, të shkriva e të kullova porsi argjendin, të provova në furrën e skamit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Për nderin tim, për nderin tim e bëj këtë që të mos shahem; lavdinë time një tjetri s’ia jap!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ciri është i dashuri i Zotit
12Më dëgjo, Jakob, Izrael, që të kam thirrur: unë, unë jam i pari edhe unë jam i fundit!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Dora ime e themeloi tokën, e djathta ime i shtrin qiejt; unë vetëm i thërras, e njëherësh më vijnë përpara!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Bashkohuni të gjithë edhe dëgjoni: cili prej tyre i ka paralajmëruar këto? Zoti e deshi atë: do të bëj vullnetin e Zotit kundër Babilonit do të jetë krahu i tij kundër kaldenjve.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Unë, unë fola dhe e thirra, e bëra të vijë, mbarë do të shkojë ndërmarrja e tij.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Afrohuni tek unë e dëgjoni: Unë askurrë, që në fillim, nuk fola fshehtazi, që moti, para se të ndodhë, isha aty: e tani Zoti Hyj më dërgoi me Shpirtin e vet!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Synimet e Zotit me Izraelin
17Kështu thotë Zoti, Shpërblyesi yt, Shenjti i Izraelit: Unë jam Zoti, Hyji yt, që të mësoj për të mirën tënde, të drejtoj të shkosh udhës që ecën.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Oh, sikur të kishe pasur kujdes për urdhërimet e mia! Do të kishte qenë si lumi mirëqenia jote, kurse drejtësia jote, porsi valët e detit!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Fara jote do të kishte qenë si rëra, bami i barkut tënd si kokrrat e saj; emri i tij nuk do të ishte shuar, s’do të ishte shlyer kurrë përpara meje!
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kënga e daljes nga Babiloni
20Dilni nga Babiloni, ikni nga kaldenjtë! Lajmëroni me zë gëzimi, bëni ta dëgjojnë këtë, të merret vesh deri në skaj të dheut! Thoni: ‘E shpërbleu Zoti shërbëtorin e vet, Jakobin!’
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Spësuan etje kur nëpër shkretëtirë u printe: bëri prej shkëmbi t’u rridhte ujët, e plasi shkëmbin e rrodhi ujët!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22S’ka paqe për të patenzonë - thotë Zoti!
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.