Zoti se mohon shëlbimin
1Kështu thotë Zoti: “Ku është letra e ndarjes e nënës suaj, me të cilën e paskam dëbuar? Ose, cilit huadhënësi tim ju shita? Për shkak të fajësisë suaj qetë shitur, për shkak të paudhësive tuaja qe dëbuar nëna juaj!
2Përse kur erdha nuk ishte askush, kur thirra, askush s’përgjigjej? Pse a u shkurtua dora ime që të mos mund të shpërblej? Më mungon fuqia për të çliruar? E pra, me një kërcënim unë e thaj detin, të shterin unë i bëj lumenjtë; ngordhin peshqit e tyre pse mbetur pa ujë i mbyt etja!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3E vesh qiellin në të zi e për mbulesë i vë grathoren!”
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kënga e tretë mbi Shërbëtorin e Zotit
A. Shërbëtori flet
4Zoti Hyj ma dha një gjuhë të ditur që të di ta përforcoj me fjalë të lodhurin. Çdo mëngjes veshin ma zgjon që të dëgjoj siç dëgjon nxënësi.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Zoti Hyj ma hapi veshin, s’kundërshtova, nuk u zmbrapsa.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Shpinën ua solla atyre që më rrahnin, mollëzat e mia atyre që ma shkulnin mjekrrën: fytyrën time nuk e largova nga të sharat e pështymat.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Zoti Hyj është ndihmëtari im, këndej edhe s’jam i tronditur, prandaj fytyrën time e bëra të fortë si shkëmbi pse e di se s’do të mbetem i turpëruar.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Afër e kam atë që ma jep të drejtën, kush guxon të shtyhet në gjyq me mua? Le të dalim përballë njëri-tjetrit! Kush është kundërshtari im? Le të më dalë përballë!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ja, Zoti Hyj është ndihmëtari im, kush është ai që do të më dënojë? Të gjithë ata do të brishen si petku, tenja do t’i brejë!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
B. Qortim për t’i përngjarë Shërbëtorit
10A është ndër ju ndokush që e druan Zotin, që e dëgjon zërin e Shërbëtorit të Tij? Kush ecën në errësirë e nuk ka dritë, le të shpresojë në Emrin e Zotit dhe le të mbështetet në Hyjin e vet!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11E ju të gjithë që ndezni zjarr, të rrethuar me shigjeta. Shkoni në flakën e zjarrit tuaj, në shigjetat që u dhatë zjarr. Dora ime do t’jua bëjë këtë, shtrati juaj do të jetë dhimbjesh!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.