Shpëtimi i bijve të Abrahamit
1Më dëgjoni ju që ndiqni drejtësinë, ju që kërkoni Zotin, shikojeni qetën nga qetë prerë dhe gropën e humnerës nga qetë nxjerrë!
2Shikojeni Abrahamin, atin tuaj, edhe Sarën që ju lindi! Ishte, njëmend, i vetëm kur e thirra, por e bekova dhe e shtova!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Sepse Zoti e ngushëllon Sionin, i ngushëllon të gjitha rrënojat e tij; shkretëtirën e tij e shndërron në Eden, djerrinën e tij në Kopsht të Zotit! Brohoritja e galdimi do të jehojnë në të, falënderimet e këngët e lavdisë!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Zoti do ta gjykojë botën
4Më dëgjoni me kujdes, o populli im, veshin ma vini, o popuj! Sepse prej meje do të dalë Ligji të drejtën time do ta bëj dritë për popuj!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Afër është drejtësia ime, arriti shëlbimi im! Krahu im do t’i gjykojë popujt, në mua shpresën do ta vënë ishujt do të shpresojnë në krahun tim.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Lart në qiell lartësoni sytë tuaj dhe shikoni poshtë në tokë! Sepse qiejt do të zhduken si tymi, toka do të vjetrohet si petku, banorët e saj të gjithë si ajo do të mbarojnë. Por shpëtimi im do të qëndrojë deri në amshim, drejtësia ime do të jetë e pafund!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Më dëgjoni ju që e njihni të drejtën, ti, o popull, që ma ke në zemër Ligjin: mos e druani përqeshjen e njerëzve, mos u trembni nga fyerjet e tyre!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Sepse tenja do ti brejë si petkun, porsi leshin krimbi do t’i brejë; kurse drejtësia ime do të qëndrojë gjithherë, shëlbimi im brezni më brezni.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Zgjimi i Zotit
9Zgjohu, zgjohu, ngjeshe forcën, o krahu i Zotit! Zgjohu porsi në ditët e moçme, në breznitë shekullore! Vallë, ti a nuk e godite Rahabin, a se plagose dragoin?
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Pse a nuk qe ti ai që e thau detin, ujët e Humnerës së tmerrshme, ti që e bëre fundin e detit udhë që nëpër të të kalonin të çliruarit?
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Të shpërblyerit e Zotit do të kthehen e do të arrijnë në Sion duke kënduar, lumturia e përhershme do të jetë mbi kokë të tyre, do t’i përcjellë gëzimi e hareja, do të zhduken dhimbjet e rënkimet!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Zoti është Ngushëlluesi i gjithëpushtetshëm
12Unë, unë jam Ngushëlluesi juaj! Kush je ti që të trembesh nga njeriu i vdekshëm, nga biri i njeriut që është si bari?
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13E ke harruar Zotin, Krijuesin tënd, që e shtriu qiellin dhe ethemeloi tokën, e gjithnjë vazhdon të trembesh gjithë ditën para zemërimit të atij që të mundonte kur vendosi ta shuante farën! Ku është tashti zemërimi i ndrydhësit?
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shpëtimi
14I zëni rob shpejt do të çlirohet, në burg s’do të vdesë, buka kurrë s’do t’i mungojë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Unë jam Zoti, Hyji yt, që e tund detin, e buçasin valët e tij; Zoti i Ushtrive emri i tij!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Fjalët e mia në gojë ti vura, nën hije të dorës sime të fsheha kur shtrija qiellin e themeloja tokën e i thosha Sionit: “Ti je populli im!”
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Zgjimi i Jerusalemit
17Zgjohu, zgjohu, ngrihu, Jerusalem, ti që e pive prej dorës së Zotit gotën e zemërimit të tij, pive kupën e trullosjes, e pive deri në fund!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Prej të gjithë bijve që ai lindi s’është asnjë që ta ketë mbështetje; prej të gjithë bijve që ai i rriti, s’është asnjë që ta marrë për dore!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Dy të këqija të goditën - kush do të ketë dhimbje për ty? rrënim e shfarosje, uri e shpatë - kush do të të ngushëllojë?
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Bijtë e tu shtrihen të molisur në krye të çdo udhe si antilopa e zënë në lak, të këputur nga zemërimi i Zotit, nga kërcënimi i Hyjit tënd!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Dëgjo, pra, o i mjerë, o i dehur, por jo me verë!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Kështu thotë Zotëruesi yt, Zoti, Perëndia yt, Mbrojtësi i popullit tënd: “Ja, prej dorës po ta heq kupën e trullosjes, gotën e zemërimit tim: ti kurrë më nuk do ta pish.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Përndjekësve të tu në dorë do tua vë, atyre që ty të thonin: “Bëju urë të kalojmë mbi ty!”, urë ua bëje shpinën tënde, porsi udhë për kalimtarë.”
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.