1“Kush, pra, besoi në atë që ne dëgjuam se u tha? Kujt i qe zbuluar dora e Zotit?
2Para Tij u rrit porsi pinjolli, porsi rrënja nga toka e thatë. S’kishte bukuri as hijeshi, që të mund të vërenim në të, as pashi që të mund të na pëlqente.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ishte i përbuzur, më i sprasmi ndër njerëz, njeri dhimbjesh, i regjur me vuajtje, si ai, para të cilit mbulohet fytyra, i përbuzur, këndej as se çmonin për gjësend!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4E pra, Ai i mori mbi vete vuajtjet tona, mbi shpatulla të veta i ngarkoi dhimbjet tona! E ne ishim të bindur se ishte i ndëshkuar, i munduar prej Hyjit e i nënçmuar!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kurse Ai ishte i plagosur për shkak të paudhësive tona, i ndrydhur për shkak të fajeve tona; ndëshkimi, peng paqeje për ne, peshoi mbi Të: me vërragën e tij ne u shëruam.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Të gjithë ne endeshim si berrat e humbur, secili udhën e vet ndiqte e Zoti e ngarkoi mbi Të paudhësinë e të gjithë neve.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7I marrë me të keq, lejoi të përvujtërohet, nuk e çeli gojën e vet; porsi qengji që e çojnë për ta therur, porsi delja e pazë para qethtarëve, nuk e çeli gojën e vet.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8E hoqën këso jete me dhunë e me gjyq. Kush kujdeset për fatin e tij? Po, e zhdukën nga toka e të gjallëve, për faj të popullit të vet qe goditur për vdekje.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Varrin e tij e vunë me të patenzonët, me pasanikët varri i tij, megjithëse s’kishte bërë paudhësi as gënjeshtër sdoli nga goja e tij.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Por Zotit i pëlqeu ta ndrydhë me vuajtje. Nëse e jep jetën e vet fli shpërblyese, do të shohë një trashëgimi motgjatë, me anë të Tij do të kryhet vullneti i Zotit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Për shkak të vuajtjes së shpirtit të tij do ta shohë dritën e do të ngihet me njohjen e saj. Shërbëtori im i drejtë do të shfajësojë shumë, mbi vete fajet e tyre do t’i marrë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Prandaj turmat do t’ia jap për shpërblim, pre e tij do të jenë popuj të panumërt, sepse e dorëzoi veten për vdekje dhe qe numëruar ndër keqbërës që mbi vete t’i marrë fajet e turmave e lutet për ata që mëkatojnë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.