Ushqimi i të vobektëve
1O ju të gjithë që jeni të etshëm, ejani tek ujët, le të vijnë gjithashtu edhe ata që s’kanë para! Bleni drithë e hani; ejani e bleni pa para e pa pagesë verë e qumësht!
2Pse ti shpenzoni paratë në atë që s’është bukë dhe mëditjen tuaj në gjëra që nuk ngijnë? Nëse më dëgjoni mua do të hani çka është e mirë, e do të shijoni ushqime të shijshme!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ma vini veshin e ejani tek unë, më dëgjoni e shpirti juaj do të jetojë!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Besëlidhja
Me ju do të lidh Besëlidhje të përhershme,
po, do t’i ruaj të mirat e Davidit.
4Ja, atë e bëra dëshmitar për fise, prijës e urdhërues për paganë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ja, do të thërrasësh një popull që se njihje, te ti do të vrapojnë popuj që s’të njihnin, për shkak të Zotit, Hyjit tënd, të Shenjtit të Izraelit që ty të madhëroi!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Afërsia e Zotit
6Kërkojeni Zotin deri sa mund të gjendet, thirreni në ndihmë deri sa është afër!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Le ta lërë i patenzoni udhën e vet, njeriu i keq synimet e veta, le të kthehet te Zoti e ai do të ketë mëshirë për të, tek Hyji ynë që është bujar në falje.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Sepse mendimet tuaja, nuk janë mendimet e mia, as udhët tuaja nuk janë udhët e mia - thotë Zoti.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Sepse, sikurse qielli që është i lartë në krahasim me tokën: po ashtu edhe udhët e mia janë të larta në krahasim me udhët tuaja dhe mendimet e mia në krahasim me mendimet tuaja!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fuqia e fjalës së Zotit
10Dhe sikurse zbret shiu e bora nga qielli e atje nuk kthehet, por e ujit tokën, e zbrun dhe i jep fuqi të blerojë, i jep bujkut farën dhe bukën për ushqim,
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11kështu edhe fjala ime që del prej gojës sime, s’do të kthehet tek unë pa fryt, pa pasë kryer gjithçka më pëlqen dhe pa pasë zbatuar atë për çka e nisa.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përfundimi i librit
12Po, me gëzim do të niseni dhe në paqe do të përcilleni. Malet e kodrat do të shpërthejnë në lavde para jush, dhe të gjitha pemët e fushës do të duartrokasin.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Në vend të ferrave, do të rritet qiparisi, në vend të hithrave, do të rritet mërsina. Kjo do të jetë për nder të Zotit, shenjë e përhershme që s’do të kalojë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.