Psalmi pendestar
1Jo, nuk u shkurtua dora e Zotit që të mos mund të shpëtojë, as s’është rënduar veshi i tij që më të mos dëgjojë;
2por mëkatet tuaja hapën një greminë ndërmjet jush e ndërmjet Hyjit tuaj, mëkatet tuaja ia zunë fytyrën që ai juve të mos ju vështrojë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Duart tuaja janë të zhytura në gjak, gishtat tuaj plot fajësi; buzët tuaja flasin rrena, gjuha juaj bëlbëzon fajësi.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Askush padi s’bën me të drejtë, s’gjendet ai që gjykon drejt; besohet në asgjë e thuhet e shtrembëra, ngjizën të keqen, lindën mjerimin.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Thyejnë vezë kapasrecash e endin pëlhurë merimange; kush ia ha vezën, vdes, kush ta thyejë, prej saj lind kapastreci.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Pëlhura e tyre svlen për petk s’mund të mbulohet me punëdoren e tyre; veprat e tyre janë vepra paudhësie fryti i dhunës është në dorën e tyre.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Këmbët e tyre vrapojnë të bëjnë të keqen, nxitojnë të derdhin gjak të pafajshëm. Mendimet e tyre janë mendime të këqija, në udhët e tyre shkretim e ndrydhje.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Nuk e njohin udhën e paqes, në hapa të tyre s’ka drejtësi. I shtrembërojnë shtigjet e veta: s’e njeh paqen, kush ec udhës së tyre.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ja, pse e drejta rri larg nesh dhe drejtësia s’arrin tek ne; presim dritën dhe, ja, errësira, ndriçimin e ecim në terr!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ecim duke prekur si i verbëri murin, si ata që sy s’kanë ecim me hamendje; marrim në thua në mesditë, porsi në mug, ndër të shëndoshë si të ishim të vdekur.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Të gjithë ulërijmë, porsi arinjtë, gjëmojmë thekshëm, porsi pëllumbat. Prisnim drejtësi, por më kot, shpëtimin, por është larg nesh!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Po se fajet tona janë të shumta para teje, mëkatet tona dëshmojnë kundër nesh, po, fajet tona bëjnë pjesë me ne, i njohim mirë fajet tona:
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13mëkatuam e rrejtëm kundër Zotit, u larguam prej Hyjit tonë, lëvduam dhunën e shkeljen e urdhërimeve, ngjizëm e murmuritëm në zemër tonë fjalë të rreme.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Kështu e drejta u hodh pas shpine, drejtësisë i duhet të qëndrojë larg, përplaset për tokë në kuvend e vërteta, drejtësisë brenda s’i lamë vend.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Zoti në veprim
15Besa erdhi e ra në harresë, e ai që i ikën së keqes, bëhet pre. E pa Zoti dhe iu duk keq pse s’ka më të drejtë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Pa se s’ishte askush, u çudit pse askush s’ndërmjetësoi. Por në ndihmë i erdhi krahu i tij, e përkrahu e drejta e tij.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Për pancirë veshi drejtësinë, në kokë e vuri përkrenaren e shpëtimit; i veshi petkat e hakmarrjes, u mbështoll me zell si me leshnik.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Do të paguajë gjithkënd sipas veprave: me zemërim kundërshtarëve të vet, me shpagim armiqve të vet edhe ishujve do t’ua kthejë të keqen.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Ata të perëndimit, do ta druajnë emrin e Zotit, edhe ata të lindjes së diellit, lavdinë e tij, kur të vijë porsi përroi i rrëmbyeshëm që e shtyt fryma e Zotit.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Por do të vijë Shpërblyesi i Sionit edhe për ata bijtë e Jakobit që kthehen prej paudhësisë, - është fjala e Zotit.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Profeci
21Sa për mua - thotë Zoti - ja besëlidhja ime me ta: “Shpirti im që është mbi ty e fjalët e mia që i vura në gojë tënde, s’do të largohen nga goja jote, as nga goja e farës sate, as nga goja e farës së farës sate - thotë Zoti - që tani e deri në amshim.”
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.