Ngjallje e ndritshme e Jerusalemit
1Ngrihu, shkëlqe, se po vjen drita jote, mbi ty po lind Lavdia e Zotit!
2Sepse tokën po e mbulon terri dhe një errësirë e madhe popujt, kurse mbi ty, dritë bën Zoti e Lavdia e tij mbi ty, do të shihet!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Në dritën tënde, do të ecin popujt edhe mbretërit, në lindjen e shkëlqimit tënd.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Lartësoji përreth sytë e tu e shiko: të gjithë këta po mblidhen, te ti po vijnë. bijtë e tu po vijnë prej së largu, bijat e tua para duarsh po i sjellin.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Atëherë do të shikosh, fytyra do të të ndriçojë, zemra do të të rrahë e do të të zgjerohet, sepse pasuritë e detit do të zbrazen te ti, të mirat e popujve do të vijnë te ti.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Mori gamilesh do të të mbulojnë, gamile njëgungëshe nga Madiani e Efa. Të gjithë do të vijnë nga Saba, ar e kem do të sjellin e do t’i këndojnë lavde Zotit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Të gjitha grigjat e Cedarit, do të grumbullohen për ty, deshtë e Nabajotit, do të jenë në shërbim tënd; do të ngjiten si fli e pëlqyeshme mbi lterin tim dhe do ta lavdëroj Shtëpinë e Lavdisë sime.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kush janë ata që po fluturojnë si retë, porsi pëllumbat në çerdhet e veta?
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Janë ishujt që më presin, në krye me anije të Tarsit, për t’i sjellë bijtë e tu prej së largu e bashkë me ta, argjendin e arin e tyre, në nder të emrit të Zotit tënd, Hyj, në nder të Shenjtit të Izraelit që të lavdëroi.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Të huajt do ti ndërtojnë muret e tua, mbretërit e tyre do të jenë shërbëtorët e tu. Në zemërimin tim unë të pata goditur, por në mirësinë time pata mëshirë për ty.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Të hapura do të jenë vazhdimisht dyert e tua, jo, nuk do të mbyllen ditë as natë, që të shtiehet te ti pasuria e popujve e të sillen mbretërit e tyre.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Popujt e mbretëritë që s’do të të shërbejnë ty, do të sharrojnë, plotësisht do të zhduken.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Te ti do të vijë nderi i Libanit, qiparis, vidh e bredh së bashku, për ta stolisur vendin e Shenjtërores sime, po, të lavdishëm do ta bëj vendin ku i vë këmbët!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Te ti do të vijnë kokulur bijtë e atyre që të kanë përvujtëruar, përmbys do të bien para këmbëve të tua të gjithë ata që të përbuznin dhe do të të quajnë Qyteti i Zotit, Sioni i Shenjtit të Izraelit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Pasi qe lënë shkretë dhe e urryer e askush nëpër ty s’kalonte, unë do të të bëj krenarinë e shekujve, gëzimin e breznive të breznive.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16E ti do pish qumështin e popujve, do të gëzosh pasurinë e mbretërve dhe do ta dish se unë jam Zoti, Shpëtimtari yt, Shpërblyesi yt, i Pamposhturi i Jakobit!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Në vend të bronzit, do të sjell ar, në vend të hekurit, argjend, në vend të druve, bronz e në vend të gurëve, hekur. Paqen do ta vë rojtarin tënd e Drejtësinë kryetarin tënd.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Më s’do të flitet për dhunë në vendin tënd, as shkretim e ndrydhje në kufijtë e tu; “Shpëtim” do ti quash muret e tua e “Lavdi” dyert e tua!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Më s’do të jetë dielli ai që do të ndriçojë ditën, as drita e hënës nuk do të të shndritë natën, por do të jetë Zoti, drita jote e përhershme, dhe Hyji yt do të jetë shkëlqimi yt!
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20S’do të perëndojë më dielli yt, as hëna më s’do të errësohet, sepse Zoti do të jetë për ty dritë e amshueshme dhe fund do të marrin ditët e zisë sate.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Populli yt do të jetë popull të të drejtësh, për amshim do ta trashëgojnë Vendin, pinjollë prej meje të mbjella, vepër e duarve të mia për ta dëftuar lavdinë time.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Prej më të voglit do të shtohen një mijë, prej të pakëtit një popull i fortë. Unë Zoti, në kohën e duhur, do të nxitoj ta bëj këtë.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.