Thirrja e profetit
1Shpirti i Zotit Hyj është mbi mua, sepse Zoti më shuguroi, më dërgoi t’u sjell të përvujturve lajme të gëzueshme, t’i shëroj ata që kanë zemrën e plasur, t’u shpall skllevërve lirinë, të burgosurve, çlirimin;
2të shpall vitin e hirit të Zotit dhe ditën e hakmarrjes së Hyjit tonë, t’i ngushëlloj të gjithë ata që qajnë,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3tua vë të mjerëve të Sionit e t’ua jap kezën në vend të hirit, vajin e gëzimit në vend të zisë, këngën e lavdit në vend të zemrës së trishtuar. Do të quhen “Lisat e drejtësisë, mbëltesë e Zotit për të dëftuar lavdinë.”
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ata do ti rindërtojnë rrënimet e vjetra, do ti ngrejnë rrënojat e moçme, do t’i përtërijnë qytetet e lëna shkret, të shkretuara brezni pas breznie.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Të huajt do të vijnë për tua kullotur grigjat, bujq e vreshtarë tuaj do të jenë njerëz nga kahmos të ardhur,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6kurse ju do të quheni “Priftërinjtë e Zotit”, ju do t’ju emërtojnë Shërbëtorët e Hyjit tonë”. Do t’i gëzoni të mirat e popujve e do të krenoheni me pasurinë e tyre.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Për turpin e tyre të dyfishtë e për poshtërim, lavde do t’i këndojnë pjesës së vet; këndej në vendin e vet dy herë aq do të marrin e do të kenë gëzim të përhershëm.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Sepse unë jam Zoti që e dua të drejtën, që e urrej cubninë dhe paudhësinë, do t’u jap shpërblimin e vërtetë, me ta besëlidhje do të bëj të përhershme.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Fara e tyre e njohur do të jetë ndër popuj, e ndër kombe pasardhësit e tyre. Kush t’i shohë, do t’i çmojë, sepse janë fara që e ka bekuar Zoti.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Me gëzim të madh gëzohem në Zotin, shpirti im galdon në Hyjin tim, sepse më veshi me petkat e gëzimit, ai më mbuloi me leshnik të drejtësisë, porsi dhëndër të stolisur me kezë, porsi nuse me argjendari e stolisur.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Po, porsi toka që bën të mbijë gjelbërimi, porsi kopshti që bën të mbijë fara e tij, kështu Zoti Hyj do të bëjë të mbijë drejtësia edhe lavdi në sy të të gjithë popujve.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.