Këngë apokaliptike
1“Kush është ai që po vjen nga Edomi, nga Bosra me petka me ngjyrë të kuqe? Ai që, i madhërishëm në petkun e vet, pash e më pash po afrohet, vigan plot fuqi?” - “Jam unë që ushtroj drejtësinë, që kam fuqi të shpëtoj!”
2- “Pse, atëherë, i kuq është petku yt, e petkat e tua si të atij që shtrydh rrush në tinar?”
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3- “Vetëm rrush shtrydha në tinar, ndër popuj e askush nuk qe me mua. I shkelmova në zemërimit tim, i shtrydha në zemërimin tim. Gjaku i tyre m’i stërpiku petkat e i njollosa rrobat e mia.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Sepse në zemër e kisha ditën e hakmarrjes, erdhi viti i shpagimit tim!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Shikova rreth: asnjë ndihmëtar! U habita: asnjë përkrahës! Atëherë: krahu im ndihmë m’u bë, më përkrahu zemërimi im!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Në zemërimin tim i zhduka popujt, dhe i shkela në zemërimin tim, në tokë e derdha gjakun e tyre!”
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Psalmi
7Do ti përkujtoj të mirat e Zotit, lavditë e Zotit, të mirat e shumta që i bëri për ne Zoti, të mirat e panumërta që ia bëri shtëpisë së Izraelit, që na i dhuroi sipas mëshirës së vet, sipas dashurisë së vet të pamasë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ai tha: “Vërtet janë populli im, bij që nuk gënjejnë. ”, dhe u bë për ta Shëlbues
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9në të gjitha vështirësitë e tyre. Jo një i dërguar ose një engjëll, por Ai vetë i ka shëlbuar: në dashurinë e vet e në dhembshurinë e vet Ai vetë i shpëtoi, i mori dhe i mbarti në të gjitha ditët e së kaluarës.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Por ata e bënë të hidhërohet dhe trishtuan Shpirtin e shenjtërisë së tij, këndej edhe u bë armiku i tyre, kundër tyre Ai vetë ra në luftë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Atëherë popullit i ranë ndër mend ditët e kaluara, Moisiu dhe populli i tij. “Ku është Ai që i nxori nga deti bashkë me bariun e grigjës së vet? Ku është Ai që e vuri mes tyre Shpirtin e shenjtërisë së vet?
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Ai që ia shtiu të djathtës së Moisiut krahun e madhërisë së vet? Ai që i ndau ujërat për të fituar një emër të përhershëm?
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ai që i kaloi fundit të humnerës porsi kalin nëpër shkretëtirë e në thua s’morën?
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Porsi bagëtitë që zbresin në luginë, Shpirti i Zotit i çonte drejt pushimit. Kështu ti i prive popullit tënd dhe fitove emër të lavdishëm.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Shiko nga qielli e shih, nga banesa jote e shenjtë dhe e lavdisë sate; ku është zilia e fuqia jote? Dhembshuria e mëshira jote po më rrinë larg.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Sepse ti je Ati ynë! Abrahami ne s’na njeh, Izraelit s’i kujtohemi; por ti, o Zot, je Ati ynë, Shpëtimtari ynë: i amshueshëm është Emri yt.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Pse na bën të endemi, o Zot, larg prej udhëve të tua, pse na e ngurove zemrën që të mos të druam? Kthehu për dashuri ndaj shërbëtorëve të tu, për dashuri të fiseve të pronës sate!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Pas pak kohe që populli yt i shenjtë hyri në trashëgimin e vet, armiqtë tanë e shkelën Shenjtëroren tënde.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19U bëmë tani një kohë të gjatë si ata, mbi të cilët ti nuk sundon, nga ata, mbi të cilët s’u thirr emri yt. Ah, sikur ti t’i shqyeje qiejt e të zbritje, para fytyrës sate malet do të dridheshin,
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.