Gëzimi i shërbëtorëve të Hyjit e vuajtja e keqbërësve
1Më kërkuan ata që nuk më këshillonin, u gjeta prej atyre që nuk më kërkonin. Thosha: ‘Këtu jam! Këtu jam!’, popullit që nuk e thirrte emrin tim.
2Vazhdimisht ia shtrija duart e mia popullit kryengritës që ecën udhës jo të mirë pas synimeve të veta,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3një popull që më ngacmon të hidhërohem, gjithmonë ndër sy, të cilët flijojnë në kopshte, kem djegin mbi tulla;
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4që banojnë në varreza, kalojnë natën në vende të fshehta, hanë mishin e derrit e në pjatat e tyre ushqime të irituara!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5E për më tepër thonë: Largohu! Mos m’u afro, sepse do të të shenjtroja!’ Të tillët tym janë në hundët e mia, zjarr që gjithë ditën digjet.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Shih! Të gjitha janë të shkruara para meje, s’do të hesht derisa të hakmerrem, tua paguaj në sqetullën e tyre,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Fajet tuaja e të etërve tuaj të gjithëve së bashku - është fjala e Zotit! Atyre që flijuan kem në male, atyre që më ngacmuan në kodra, do t’ua mas në prehrin e tyre pagën për vepra të mëparshme.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kështu thotë Zoti: “Sikurse në ndonjë vile kur gjendet lëng, thuhet: ‘Mos e prish, sepse në të është bekimi“, kështu edhe vetë do të veproj për dashuri ndaj shërbëtorëve të mi, s’do të zhduk gjithçka.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Do të bëj të rrjedhë prej Jakobit pasardhësi, pronari i maleve të mia prej Judës; të zgjedhurit e mi do t’i trashëgojnë, shërbëtorët e mi, aty do të banojnë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Kullotë grigjash do të bëhet Saroni, mriz për gjedh lugina e Ahorit - për popullin tim që do të më kërkojë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kurse ju, që e lini Zotin, që e harroni Malin tim të shenjtë, që gati i bëni tryezën Gadit, që Meniut ia mbushni kupën,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12të numëruar jeni të gjithë për shpatë, në gjunj do të bini për të qenë prerë! Sepse ju thirra e s’u përgjigjët, unë fola e ju s’dëgjuat, por bëtë të keqen ndër sy të mi, zgjodhët atë që mua s’më pëlqen!”
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Prandaj Zoti Hyj thotë kështu: “Ja shërbëtorët e mi do të hanë, kurse ju do keni uri; ja, shërbëtorët e mi do të pinë, kurse ju do të keni etje; ja, shërbëtorët e mi do të gëzohen, kurse ju do të turpëroheni;
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14ja, shërbëtorët e mi do të këndojnë në harenë e zemrës së vet, kurse ju do të bërtisni prej dhimbjes së zemrës, do të ulëritni me shpirt të copëtuar!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Emrin tuaj do ta lini nëmë për të zgjedhurit e mi: ‘Të vraftë Zoti Hyj!’, ndërsa shërbëtorët e vet ai do t’i thërrasë me një emër tjetër.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kush do të jetë i bekuar mbi tokë, le të bekohet me Hyjin Amen, e kush do të përbehet mbi tokë, le të përbehet me ‘Hyjin Amen!’, e njëmend, të vështirat e shkuara do të harrohen, do të fshihen, prej syve të mi.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Sepse, ja, unë po krijoj, qiell të ri e tokë te re, të kaluarat s’do të kujtohen, më ndër mend nuk do të bien.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Por do të gëzohet e do të galdohet përgjithmonë në ato që unë po krijoj: Jerusalemin do ta bëj gëzim, popullin e tij do ta bëj hare.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Do të galdoj mbi Jerusalem, do të kënaqem me popullin tim. Në të më nuk do të dëgjohet zë vajtimi as zë dënesjeje.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Aty më s’do të ketë foshnjë që rron pak ditë, as plak që të mos ia arrijë moshës së vet, sepse djalosh do të mbahet kush të vdesë njëqind vjeç, e ai që s’i mbush njëqind vjet, do të mbahet për njeri të mallkuar.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Do të ndërtojnë shtëpi e do të banojnë në to, do të mbëltojnë vreshta e do t’i hanë frytet e tyre.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22S’do të ndërtojnë që të tjerët të banojnë, s’do të mbëltojnë që të tjerët të hanë: sepse, jeta e popullit tim do të jetë e gjatë porsi jeta e pemëve, për kohë të gjatë të zgjedhurit e mi do të gëzojnë frytet e duarve të veta.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Mundi kot nuk do tu shkojë, as s’do të lindin për të vdekur shpejt, bam do të jenë të bekuarish të Zotit, bashkë me ta nipat e tyre.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Madje edhe më parë se të më thërrasin, unë atyre do t’u përgjigjem, ndërsa ata ende të flasin, unë ata do t’i vështroj!
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Ujk e qengj bashkë do të kullosin, luani do të hajë kashtë si gjedhi; kurse gjarpri do të hajë pluhur. S’do të bëjnë dëm as nuk do të vrasin mbi mbarë Malin tim të shenjtë - është fjala e Zotit.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.