Profeci
1Kështu thotë Zoti: “Qielli është froni im, shtroja e këmbëve të mia toka! Ç’vlerë ka shtëpia që do të ma ndërtoni, e cili është vendi i banimit tim?
2Të gjitha këto i bëri dora ime e të gjitha këto më përkasin mua - është fjala e Zotit. Por mbi këtë e ngul shikimin tim: mbi varfanjakun e mbi zemërplasurin që dridhet prej fjalëve të mia!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kundër flijimit të gabuar
3Flijon kaun e pastaj vret njeriun! Kushton delen e i këput arrçin qenit! Paraqet flinë e pastaj gjakun e derrit! Djeg kemin e adhuron idhullin! Sikurse ata që i zgjodhën udhët e veta, dhe shpirti u kënaqet në iritë e tyre,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4kështu edhe vetë do të zgjedh për ta të zezën e tyre e do të bëj të bien mbi ta pikërisht ato që u sillnin tmerr. Unë fola e ata s’dëgjuan, bënë të keqen ndër sy të mi, zgjodhën atë që nuk më pëlqen.”
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Këngë apokaliptike
5Dëgjojeni fjalën e Zotit, ju që dridheni prej fjalës së tij! Thonë vëllezërit tuaj që ju urrejnë, që ju përbuzin për shkak të emrit tim: ‘Le ta dëftojë Zoti lavdinë e vet që ta shohin gëzimin tuaj!’ Të turpëruar ata do të mbesin!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Një zë zhurme vjen nga Qyteti, një zë nga Tempulli! Është zëri i Zotit që hakmerret mbi armiqtë e vet!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Para se të sprovojë dhimbjet, lindi, para kohës së të lindurit, lindi djalin!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kush e dëgjoi një punë të tillë? Kush e pa një gjë të tillë? A thua lind një vend në një ditë të vetme? A thua lind një popull në një çast të vetëm? E pra, Sioni, posa i ndjeu dhimbjet, i lindi bijtë!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Vallë, a do ta hapja udhën e jetës e s’do të bëja që edhe të lindë? - thotë Zoti. Ose unë që bëj të lindë, do ta mbyllja udhën e jetës? - thotë Hyji yt.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Gëzohuni me Jerusalemin, galdoni për të ju që e doni! Galdoni me të, galdoni, të gjithë ju që qatë mbi të,
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11që të thithni qumësht e të ngiheni prej parzmave të ngushëllimit të tij, që të dërgoni e të kënaqeni në parzmat e lavdisë së tij!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Sepse Zoti kështu po thotë: “Ja, unë po bëj të arrijë në të paqja porsi lumë, porsi përrua vërshues pasuria e popujve Qumësht do të pini, ngrykë do të mbarteni, përmbi gjunjë do t’ju përkëdhelin.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Porsi nëna që ngushëllon të birin, ashtu unë do t’ju ngushëlloj; në Jerusalem ngushëllim do të gjeni.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Do të shihni, e zemra juaj do të gëzojë, si bari i njomë do t’ju përtërihen eshtrat, dora e Zotit do të dëftohet mbi shërbëtorët e tij e zemërimi i tij mbi armiqtë e tij.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Se, ja, Zoti po vjen me zjarr, qerret e tij të luftës janë si stuhia, për ta shfryrë me hidhërim zemërimin kërcënimin e vet me flakë zjarri.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Sepse me zjarr Zoti do të gjykojë e me shpatë çdo njeri; shumë do të jenë të goditurit prej Zotit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kundër mistereve pagane
17Ata që shenjtërohen e pastrohen, për të hyrë në kopshte pas njërit që qëndron në mes, ata që hanë mishin e derrit, ushqime të iritshme e minj, të gjithë së bashku do të sharrojnë - është fjala e Zotit.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fjalim eskatologjik
18E unë, që i njoh veprat e tyre dhe synimet e tyre, do të vij për ti bashkuar të gjitha fiset e të gjitha gjuhët; do të vijnë dhe do ta shohin lavdinë time.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Unë do tu jap një shenjë dhe do ti dërgoj ata që prej tyre do të shpëtojnë, te popujt në Tarsis, Put, Lud, Mosok, Ros, Tubal dhe në Javan - në ishuj të largët tek ata që nuk kanë dëgjuar për mua as nuk e kanë parë lavdinë time - dhe këta do tua shpallin lavdinë time popujve.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Do ti riatdhesojnë të gjithë vëllezërit tuaj nga të gjithë popujt porsi kusht Zotit - në kuaj, karroca, bartore, në mushq e gamile njëgungëshe e do ti sjellin në Malin tim të shenjtë, në Jerusalem - thotë Zoti - po ashtu sikurse bijtë e Izraelit kushtojnë flinë e paraqitjes në enë të pastër në Shtëpinë e Zotit.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Edhe prej tyre do të zgjedh priftërinj e levitë - thotë Zoti.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Po, sikurse qielli i ri e toka e re, që po i krijoj, do të qëndrojnë gjithmonë përpara meje, - është fjala e Zotit - kështu do të qëndrojë edhe fara juaj e emri juaj!
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23E do të ndodhë që prej hënës së re e në hënë të re, prej të shtunës e në të shtunë çdo njeri do të vijë të adhurojë përpara meje - është fjala e Zotit.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24E kur të dalin do të shikojnë kufoma njerëzish që u çuan kundër meje: krimbi i tyre nuk do të ngordhë zjarri i tyre nuk do të fiket, e do të jenë një bezdi për çdo njeri.”
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.