Në kohën e Jozisë
Titulli
1Fjalët e Jeremisë, birit të Helcisë, një prifti që banonte në Anatot, në dheun e Beniaminit.
2Atij i qe drejtuar fjala e Zotit, në ditët e Jozisë, birit të Amonit, mbretit të Judës, të trembëdhjetin vit të mbretërimit të tij;
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3pastaj edhe në ditët e Joakimit, birit të Jozisë, mbretit të Judës, deri në mbarimin e të njëmbëdhjetit vit të Sedecisë, birit të Jozisë, mbretit të Judës, deri në shpërngulje të Jerusalemit në muajin e pestë. I. PROFECITË KUNDËR JUDËS E JERUSALEMIT 1. NË KOHËN E JOZISË Thirrja e Jeremisë
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
I. PROFECITË KUNDËR JUDËS E JERUSALEMIT
Thirrja e Jeremisë
4Fjala e Zotit më qe drejtuar e më tha:
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5“Para se të të trajtoja në kraharorin amënor, të njoha e, para se të dilje nga gjiri amënor, të shenjtërova, të caktova të jesh profet i popujve.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Përgjigjja: “Eheu, o Zot Hyj! Po, unë nuk di të flas, sepse jam fëmijë!”
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Por Zoti m’u përgjigj: Mos thuaj: ‘Jam fëmijë!’ Por shko te të gjithë ata që do të të dërgoj dhe thuaju gjithçka do të të urdhëroj.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Mos ki kurrfarë frike para tyre, sepse unë jam me ty për të të mbrojtur, - është fjala e Zotit.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Atëherë Zoti e shtriu dorën e vet, ma preku gojën time e më tha: “Ja, unë po i vë fjalët e mia në gojën tënde.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ja, sot po të vë përmbi popuj e përmbi mbretëri, për të çrrënjosur e për të rrënuar, për të shkatërruar e për të shpërndarë, për të ndërtuar e për të mbjellë.”
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Fjala e Zotit më qe drejtuar e më tha: “Çfarë po sheh, o Jeremi?” Unë u përgjigja: “Shoh thuprën e bajames vigjiluese.”
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Pastaj Zoti më tha: “Mirë pe, sepse unë rri zgjuar mbi fjalën time për ta zbatuar.”
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Më qe drejtuar edhe së dyti fjala e Zotit e më tha: “Çfarë po sheh?” Unë u përgjigja: “Shoh kusinë mbi zjarr të ndezur me grykë që i anon drejt veriut.”
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Atëherë Zoti më tha: “Nga veriu do të hapet e keqja kundër të gjithë banorëve të dheut.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Sepse, ja, unë po i thërras të gjitha mbretëritë e veriut”, - është fjala e Zotit. Ato do të vijnë: secili do ta vërë fronin e vet në hyrje të dyerve të Jerusalemit, përballë mureve të tij, rreth e rreth dhe kundër të gjitha qyteteve të Judës.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Do t’i shpall të gjitha gjyqet e mia kundër tyre mbi të gjithë keqbërësinë e tyre: sepse më kanë braktisur e u kushtuan kem hyjnive të huaja dhe adhuruan veprën e duarve të veta.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Prandaj ngjeshi ijët e tua! Në këmbë, pra! Thuaju të gjitha që unë po të urdhëroj. Aspak mos u tremb para tyre, përndryshe do të të bëj që të dridhesh para tyre!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Ja, unë sot ty po të bëj qytet të fortifikuar, shtyllë hekuri, mur tumbaku përballë të gjithë vendit, përballë mbretërve të Judës e princave të tij, priftërinjve të tij e popullit të vendit.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Ata do të luftojnë kundër teje, por s’do të ngadhënjejnë mbi ty, sepse unë jam me ty, që të të shpëtoj, thotë Zoti.”
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.